Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Lam Gjeka gjysmë shekulli punë

Lam GjekaDitë shtatori e bukur. Përpara Shtëpisë së shëndetit takova Lam Gjekën, punëtorin shumëvjeçar në shërbimin  shëndetësor epidemiologjik-bakteriologjik. Lami më tha:“ Doktor, jam pensionist pas 48 vjetëve punë..”

“Unë pak pa pak, kam pasur 43 vjet e pesë muaj kur dola në pension..”, ishte përgjigja ime.

Vazhduam kujtimet në kafenenë “Palma”.

Së bashku filluam punën në Spitalin e Tivarit. Ishin vitet e shtatëdhjeta. Lami punonte  laborant biokimik në laboratorin e Spitalit, unë fillova stazhin e obliguar mjekësor. Edhe prej asaj kohe shoqërim, bashkëpunim, miqësi.

 Nga biografia e Lam Gjekës:

Është i  lindur me 1951 në Selitë, Katërkollë. Shkollën e përfundon në vendlindje , kurse të mesmen për laboratori në Prishtinë 1970.Menjëherë fillon punën në Tivar.  Në Ulqin fillon punën me 1975, në laboratorin biokimik.  Shkollën e Lartë të Mjekësisë, drejtimi sanitaro-epidemiologjik e mbaron në vitin  1978, në Beograd.  Prej atij viti, me vendim të drejtorit të atëhershëm ( Dr. Gani Karamanaga), e kryen detyrën e  teknikut e lartë në Repartin higjieno-epidemiologjik në Ulqin.  Pas formimit repartit të Mikrobiologjisë, në vitin 2006, emërohet si kryeinfermier i  të dy reparteve: të Mikrobiologjisë dhe Shërbimit higjieno-epidemiologjik.

Kujtimet e përbashkëta

1.Variola vera-Lija

Në vitin 1972  nga Haxhit duke u kthye nga Arabia Saudite u lajmërua epidemia e lis-variola vera (latinisht) në Kosovë, por edhe në Plavë. Për këtë arsye u realizua vaksinimi kundër variola vera në tërë Komunën e Ulqinit. Morëm pjesë në këtë aktivitet shëndetësor në Ulqin dhe në Anë të Malit – Katërkollë.

2.Tërmeti prej vitit 1979

Ishte punë e madhe që të sigurohet shërbimi shëndetësor në tërë komunën e Ulqinit. Lam Gjeka ishte natë e ditë  i angazhuar së bashku me mjekët nga Ulqini: Dr. Shefqet Dollaku. Ali Muharremi, Gani Karamanaga, Myrto Salaj, Rexhep Spuzha, Shuajb Resulbegu.. Por, po i përmendim edhe mjekët  nga Instituti për mbrojtjen shëndetësore nga Podgorica : Dr. Vujosheviq dhe Lumoviq. Gjithashtu për ndihmesë ishte edhe ekipi nga Bijello Pole: Dr. Stijoviq dhe Besim Staniq.

  1. Poliomieliti

Në vitin 1966 ishte epidemia  nga poliomieliti në Shqipëri dhe Kosovë. U bë edhe vaksinimi i krejt popullatës në  komunën e Ulqinit.

Lami vazhdon  bisedën: “ Kam punuar shumë , para ditë dhe në çdo kohë tjetër në Shtëpinë e Shëndetit dhe në vaksinimin e fëmijëve. Të gjithë vendet, të vogla dhe më të mëdha  i kam shëtitur  shumë herë. Në vaksinim ka punuar shumë edhe Olga Vukçeviq, Rushka Bojanoviq, Fadil Kollari, Vehbi Zejnelaga. Pas dite  kam qenë i angazhuar në kafenenë e vjehrrit Ali Hasa”. Pushon pak dhe  vazhdon: “ Kur kam ardhur për të jetuar në Ulqin nuk kam pasur asgjë,  me grua së bashku kemi ndërtuar me mund  shtëpinë, rritur shtatë fëmijë..”

Vajza e madhe e Lamit  është e punësuar në shërbimin  epidemiogjik-mikrobiologjik, djali i madh ka përfunduarakademinë e muzikës, i dyti është mjek i ri në emergjencë. Vajzat tjera janë në mërgim…

Në fund

Me daljen e Lam Gjekës në pension, praktikisht nga Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit  largohet krejt një gjeneratë e punëtorëve të shëndetësisë. Kanë qenë kohëra tjera, të vështira, por edhe të bukura.

Po e theksoj: Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit është rritur, organizuar si organizatë shëndetësore publike e veçantë, ndërtuar dhe hapur materniteti..

Lam Gjeka, njëri prej punëtorëve të vjetër ka dhënë kontribut të veçantë në çdo periudhë të shërbimit shëndetësor të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top