Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Nga historiku i shëndetësisë në Ulqin

Barnatorja  e vjetër

Në fillim he përkohësisht, barnatorja e  B. Vujosheviqit k qenë në shtëpinë private të Jovan Pejoviqit (ndërtesa e ekspoziturës së sotme e Bankës popullore të Jugosllavisë – 1998) përballë pazarit të moçëm të qytetit. Ajo është hapur në mars të vitit 1922 .

Barnatorja-shtëpia është përfunduar në vitet 1930/’31. Ka qenë në qendër të qytetit. Në të ka punuar pronari, mr. farm. Bogdan Vujosheviqi ( 1894-1944 , gjithë deri në rastin e vdekjes ,në janar të vitit 1944.  Projektuesit kanë qenë: Gvido Grizigoni dhe Ante  Kolunduroviq, të cilët ishin edhe projektuesit e krypores në Ulqin.

Mr. farm. Bozhenka (Bogdan) Vujosheviq – LAZOVIQ,( 1924-1983) e ka mbaruar Fakultetin e farmaceutikës më 1950 në Zagreb..  Si bursiste e Qeverisë së RP të Malit të Zi, është kthyer në punë në “Narodna apoteka” në Ulqin, në të cilën ka punuar dhe ka qenë udhëheqëse e Barnatores së Shtëpisë së shëndetit për 30 vjet.

Mr. farm. Gojko (Todor) HAJDUKOVIQ, ( 1931-1976 )Farmacinë e ka studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e farmacisë në Zagreb, më 1957. Në Ulqin ka punuar nga viti 1960 deri 1976 në barnatoren e Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit.barnatorja
Barnatorja „Krka” (Novo Mesto)

Në fillim të gushtit të vitit 1982, bashkë me shefin e kontabilitetit Lano Sefa udhëtuam për Novo Mesto (Slloveni). Drejtori gjeneral Mr. Ph. Boris Adriançiç i fabrikës farmaceutike „Krka“ të Novo Mestos, një pjesë të stazhit të obliguar e kishte mbaruar te farmacisti Bogdan Vujosheviq në Ulqin. Pas tërmetit, ai tregoi interesim për t’i ndihmuar Ulqinit. Kontaktuam dhe kështu u realizua ky projekt. lindi në Novo Mesto në vitin 1910. Fakultetin Farmaceutik e përfundon në Zagreb në vitin 1935. Gjatë vitit 1948-1949 ka punuar në „Farmacinë Popullore“ në Ulqin. Drejtori i „Krka“-s ka qenë prej vitit 1954 deri në vitin 1985.

Pas tërmetit  në vitin 1979 barnatorja u dëmtue. Djali i Bozhenkës Mile Lazoviq e rrënoji dhe në atë vend n dërtoji një  shtëpi të re.

Kështu humbi shtëpi karakteristike në Ulqin

Stacioni shëndetësor në Ranë

Stacioni shëndetësor me banjë publikeprej vitit 1929-1963ka qenë i vendosur mbi parkun në Ranë, në shpatin nga shkohet në Kepin e Sukës, nën ish-hotelin modern “Galeb” (hoteli i dikurshëm “KOOP”).

Atëherë mbrojtjen themelore shëndetësore në Ulqin e kanë ofruar mjekët e praktikës së përgjithshme, dispanseria për fëmijë, laboratoriumi biokimik, stomatologjia. Në ambulancë dhe laboratorin me pajisje modeste, mbrojtja shëndetësore nuk ka qenë në nivelin e kërkesave dhe nevojave të popullatës. Në përgjithësi mjekë specialistë ka pasur fare pak. Ata kanë punuar nëpër spitale të qyteteve më të mëdha (Cetinë, Podgoricë, Dubrovnik, Shkodër ).

Ky objekt ka qenë mjaft i gjerë dhe në meskat ka pasur më shumë kthina: dhomën e pritjeve, ordinancat e mjekëve, dhomën për intervenime (për dhënien e injeksioneve, për antropomatjen e fëmijëve, lidhëtoren, dhënien e terapive – veçmas për dhënien e hapeve kundër malaries, pastaj për dhënien e vaksinave antivariole dhe të tjera), dhomën për mikroskopistin dhe të marrjes së preparateve të gjakut në raste të malaries dhe tjera preparate laboratorike, për intervenime dentare, dhe për shërbimet administrative.

Në katin përdhes ka qenë banja me më shumë kabina të ndara dhe me bateri dushi. Në atë banjë “publike dhe moderne”, me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë, kanë ardhur qytetarë të Ulqinit dhe e kanë shfrytëzuar pa pagesë.Ambulanca

Në katin përdhes kanë qenë edhe  vendet për aparate dhe vegla të ndryshme që janë shfrytëzuar për qëllime të luftimit të malaries dhe për asanime të vogla – pastrimin e kanaleve (“këneta”) kënetave.

Aty janë mbajtur edhe sasi të vogla të naftës, “gjelbërimi parisien”, DDT dhe të materialeve të tjera për spërkatje kundërmalarike.

Në oborr, mu pranë godinës të Stacionit Shëndetësor ka qenë një basen me tri të ndara për kultivimin dhe ruajtjen e një lloji të peshkut – gambusje*. Nga këto basene, gambusjet janë bartur dhe lëshuar në ujërat e ndenjura – bërrakat, moçale dhe ujëra të tjera me rrjedha të vogla në qarkun e komunës së Ulqinit.

Këta peshq të vegjël – gambusje, janë kultivuar më shumë vite dhe kanë paraqitur njërën nga metodat të luftës kundër anofelizmit (gambusjet kanë qenë shumë grabitqare dhe janë ushqyer me larvat e mushkonjave)4.

Mirëpo, mu pas mbarimit të Luftës II Botërore, me përdorimin e preparateve ddt, ato së pari pjesërisht, ndërsa më vonë definitivisht, janë zhdukur. Në lokalitet e caktuara, në fushën e Buljaricës, afër Petrovacit,  autori i këtyre rreshtave ka gjetur peshq të rrallë të gambusjes, edhe pas 25 vjetëve, pas përdorimit të preparateve ddt.

Ky lloj peshku grabitqar jeton ende në ujërat e liqenit të Shasit.

Përndryshe gambuzia affinis është me prejardhje nga lumi Misisipi. “Nga Amerika gambusjet janë mbartur në Spanjë dhe në Itali”5,  ndërsa te ne (në Jugosllavi të moçme) është sjellë në vitin 1925, më parë në Dalmaci. “Në Mal të Zi, nga Trogiri, në vitin 1930, atë e ka prurë Georgije Abramov-i dhe i ka qitur në ujëra në rrethin e Ulqinit dhe të Tivarit

Me preparatin e ri ddt; shërbimi shëndetësor orientohet në drejtimin e veprimit preventiv (zhdukjen e sëmundjeve infektive dhe të tjera, smundjen e malaries, vaksinimin) e tjera masa higjienike. Shërbimi DDD realizon në mënyrë të efektshme aktivitet e planifikuara në zhdukjen e mushkonjave dhe të molestantëve dhe insekteve; shërbimi higjienik-epidemiologjik  merr masat e nevojshme sanitare-higjienike dhe aksione të tjera në përmirësimin e mjedisit shoqëror më të mirë se në periudhën paraprake.  Në kohën e sotme ato nuk paraqesin problem të atillë si dikur. Disa edhe janë çrrënjosur (malaria, sifilizi endemik, fruthi, tifoja e morrit), disa janë eliminuar (difteria, paraliza e fëmijëve etj.), ose janë sjellë në një numër shumë më të vogël.

Malaria ka qenë një ndër sëmundjet infektive parazitare më e përhapur në terë botën. Për arsye se në fillim të dekadave të shekullit   XX dhe, konkretisht, deri në  dekadën e pestë,  ka qenë shumë e pranishme edhe në Mal të Zi, si edhe në ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Ulqini me rrethinën e tij, me fushat dhe kënetën, ka qenë burimi i shkaktarëve të kësaj sëmundje. Në dekadën V të shekullit XX, sëmundshmëria (morbiditeti)  i malaries  në botë  ka arritur numrin deri në  një miliardë, kurse mortaliteti (vdekshmëria) deri 500.000 mijë njerëzish për një vit. Sëmundjet endemike  kanë qenë e përhapur  në vendet tropike dhe subtropike. Jugosllavia e atëhershme  ka qenë njëra prej shteteve  në Evropë  që ka vuajtur shumë prej malaries. Me përdorimin e preparatit ddt  malaria definitivisht  është zhdukur nga komuna e Ulqinit dhe komunat tjera të Malit të Zi.

Tre rastet e fundit në Mal të Zi janë paraqitur në vitin 1959 nga rrethi i komunës së Ulqinit.  Sipas Organizatës shëndetësore botërore malaria gjendet  në: Afrikën Subsahare, Azi, Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme dhe në disa pjesë të Evropës.

Me përdorimin e preparatit ddt  malaria në Ulqin definitivisht është zhdukur.

Kujtimet e mia prej viteve pesjdhjeta janë që  në këtë stacion shëndetësor kanë punuar si mjekë: Dr. Eva Hrastnik, Dr. Halit Buliqi, Dr. Marko Popoviqi. Fillemet i bëri edhe dentisti Muhamed Hysa. Infermjer ishte Musa Duli, Desa Qetkoviq, Vera  Sekuliq, Persida Kitanoviq. Vozitësi i ambulances Musli Hidri. Puntorët e parë të cilët kanë punuar në eradikmin e malaries ishin:  Adem Hidri, Vehbi Zejnelaga, Vehbi Hoxha, Ilija Janinoviq. Vehbi Zejnelaga  në shëndetësi vazhdon punën deri te dalje në pension.

Pas ndërtimit objektit të ri për shëndetësi në vendin ku sot gjendet  pushimorja e pensionistëve, në  këtë objekt ishte  shkolla për ekonomi deri në vitin 1969 kur ambulanca e dikurshme u dogjë..

(*Gambus/je, – ja f. /lat. gambusia/ lloj peshku i vogël i ujërave ë ëmbla /të Amerikës Veriore/; pjell peshq të gjallë dhe ushqehet me larvat e anofelesit).

Stacioni shëndetësor prej vitit 1929-1963

Shtëpia e lënë në amanet e të ndjerit Joko Zec

Përmbi plazhin e qytetit, në Ranë, është shtëpia e moçme e ulqinakut të njohur, e të ndjerit Joko Zeci, i cili atë shtëpi ia ka lënë amanet shërbimit shëndetësor të Ulqinit. Në shtëpi është një pllakë mermeri në të cilën është e shkruar:

“Këtë shtëpi ia kanë dhuruar komunës së Ulqinit për qëllime shëndetësore Joko dhe Agripina Zec, e lindur Lohin. Ulqin, 20 qershor 1957”.

Me pozitën dhe dukjen e vet, dikur ajo dallohej nga shtëpitë e tjera të moçme përreth. Ka pasur më shumë dhoma në të cilat kanë qenë të vendosura apo kanë punuar kohë pas kohe ndonjë nga shërbimet për nevojat e shëndetësisë (shërbimi i rëntgenit, dispanseri antituberkuloz, dispanseri për mbrojtjen shëndetësore të gruas dhe një pjesë e shërbimit higjieno-epidemiologjik për nevojat “DDD”).Shtepia e Joko Zecit, Kuqa Joka Zeca

Dispanzeri antituberkulotik -Qendra për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit

Mjeku i parë ka qenë Dr Vladimir  Vukçeviq i cili ka punuar prej vitit  1958 deri në vitin 1964.Si rentgen  infermier ka punuar fillimisht Qamil Kelmendi.Prej vitit 1962 ka punuar infermierja Julija Dragoviq. Pas  Dr Vukçeviqit  ka ardhur për të punuar në dispanzerin e Ulqinit Dr Bozho Llukshiq mjeku ftiziolog nga Tivari. Pas  mbarimit të specializimit  punon si rentgenolog Dr Halid Buliqi.Në atë kohë ka punuar infermierja Marija Saviq .Në qendrën për sëmundjet e mushkërive  pas mbarimit të specializimit  punon Prim.dr Gani Karamanaga ( 1978-1979 ) , kur  dispanzeri transmetohet  në Shtëpinë  e shëndetit në Mera  e cila punoi një kohë të shkurtë deri me tërmetin  me 15.prill 1979. Atëherë ajo u dëmtua aq shumë sa nuk ka qenë më për përdorim.

Mbrojtja shëndetësore e grave

Një periudhë  (1970-1979). aty  ka qenë edhe dispanzeria gjinekologjike ku kanë punue  një here në javë  Dr. Vlastimir Krstajiq, Dr. Zharko Ivanoviq. Si mami ka qenë  Ksenija Tanja Gjukiq.

Shërbimi higjijeno-epidemiologjik

Gjithashtu  ka punue disa vjet (1970-1979). Si higijenik ishte Vehbi Zejnelaga, vozitësit për teren  Rifat Muharremi dhe  Fadil Kollari.

Shëpia e Joko Zecit sot

Në një pjesë  banon një familje malazeze. Pjesa tjetër është rrënue. Tash njëzet vjet në Gjygjin e Ulqint  është lënda e gjykimit ku familja Zec kërkon  që kjo shtëpi  ti kthehet atyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top