Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Prim dr Gani Karamanaga: “SHËNDETËSIA NË KRAJË” të Dr. Ganimete Hoxha

Ganimete HoxhaPara tre viteve doktoresha Ganimete më konsultoji për të shkrue këtë libër. Kështu kam priveligj me qenë pjesë e këtij projekti historik sa takon shëndetësisë, por edhe publicistikës lidhur me Krajën.

Përapara ka qenë mendimi se vetëm mjekët e disa specializime siç janë: mjekësia interne, kirurgjia, pediatria, gjinekologjia… munden  të ishin  “mjekë të mëdhejë, por rasti i Dr.Ganimete Hoxha i demanton këto mendime.

Dr. Ganimete Hoxha, specialiste për mjekësinë familjare, nga viti 1995 dhe aktualisht është e punësuar në  ambulancën e Krajës. Siç  shihet ajo është 24 vite në Krajë, duke i ndihmue të gjithë banorëve në çdo kohë, dhe çdo ditë.

Kam dëgjue:

Në fjordet e Norvegjisë ka krijue vepra të mëdha letërsie një shkrimtar Norvegjes..Duke e vizituar këtë vend një studente në librin kujtimor ka shkrue:

“ Tash e shoh,  se veprat e mëdha munden të  bëhen edhe në vende të vogëla..”

Në Krajë kanë punuar shumë mjekë, por asnjëri nuk ka lënë gjurmë  aq të mëdha  ashtu si doktoresha Ganimetja.

Ajo ka gjetur kohë të marr pjesë aktive  në simpoziume, seminare, kongrese në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

Libri   “Fillimet dhe zhvillimi i shërbimit shëndetësor në Krajë”është homazh për të gjithë punojsit e shëndetësisë, që nuk jetojnë më, por që kanë mbetur në mendjen e të afërmve, kolegëve, pacientëve:

Salë Çobi, Kasem Vuka, Jusuf Karastanoviq, Nikolla Maliq, Prof. Dr.  Petar Vuksanoviq, Dr.Ratko Velimiroviq, Dr.Muhamed Murteziq, Dr.Myrto Salaj, Riza Tahiri, Bajram Salaj, Riza Tahiri..

Në periudhën para riorganizimit shërbimit shëndetësor në Ulqin, një kohë prej vitit 1976 deri në vitin 1983, ambulanca e Krajës ka qenë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.Hapja solemne e ambulancës së re ka qenë në vitin 1981. Në ceremoninë festive ka marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë të atëhershme të Malit të Zi, Velko Milatoviq.

Libri fillon me aktivitetet e Kryqit kuq në vitin 1920-21 në Shqipëri dhe Mal tëzi. Është dhënë portreti i Dr. Frederik Shiroka, mjekut të dallur të asaj kohe.

Do të ndalohem te  shtatëdhjeta-gtetëdhjeta lidhur me shërbimin shëndetësor në Tivar, Ulqin, Krajë dhe Katërkollë.

Autorja me kompetencë ka mbledhur, sistemuar  dhe dokumentuar  me dashuri punën e të gjithë atyre që kanë shyrbye në mbrojtjen shëndetësore në Krajë, Tivar dhe Ulqin.

Në tekstin e librit kalojnë si në revistë emërat e drejtuesve të parë, mjekëve, infermierëve, vozitëseve të ambulancës, të cilët  me pasion, përkushtim punuan duke i shërbye të sëmurve.

Librit ia rrisin vlerën edhe e bejnë interesant dhe tërrheqës  ilustrimet  e shumta, fotografitë që me siguri nuk ka qenë lehtë të grumbullohen.

Dr. Ganimete Hoxha në kapitullin e fundit hollësisht shkruan për ambulancën e Krajës në ditët e sotme. Numrohen aktivitetet lidhur me shërbimin shëndetësor, edukativë për popullsinë e Krajës.

Krajën e kanë lënë pas dore të gjithë. Popullata dukshëm zvoglohet.

Isha në një takim në Tivar kur u shtruan pyetje ish kryetarit Paviqeviq. E pyeta për Krajën duke i thënë për gjendjen aktuale sa i takon rrugës, kushteve jetësore etj. I thash se Komuna e Tivarit nuk është e varfur dhe e pazhvillue. Kryetari Paviqeviq nuk tha  asgjë konkrete.

Isha në vitin 1970 në Krajë në vaksinim së bashku me të ndierit Nikolla Maliq dhe Nikolla Radulloviq. Atëherë  Kraja ka pasur rethë 4000, sot nuk e di a i kalon 1000 banorë.

Në fund:

Nuk  është lehtë të jetojshë e punojshë në Krajë.

Të jet  për të gjithë shembulli i doktoreshës Ganimete Hoxha e cila po e përsësrisë punonë 24 vite  në Krajë.

Gjithashtu p una e mundshme e Ganimete Hoxhës është një kontribut për njërzit e shëndetësisë që punën e tyre mos ta mbulojë terri i harresës.

Dr. Ganimete Hoxha  i takon elitës së mjekve të Tivarit dhe Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top