Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Prim.Dr.Gani Karamanaga: SPITALI NË ULQIN

Današnji Dom zdravlja sa PorodilištemMe ndërtimin e Maternitetit në vitin 2004 bëhet edhe rregullimi hapësirës rethë Shtëpisë së Shëndetit. Më qëllim  parkingu u  ndërtue në vendin e sotëm si edhe ai përball të godinës së Maternitetit.

Sipas Repartit të Urbanizmit  Komunës së Ulqinit  hapësira  e lirë e cila gjndet në pjesën jugore të Shtëpisë së shëndetit në afërsi të Maternitetit dhe  repartit teknik është lënë e lirë dhe e paraparur për Spitalin e dikurshëm në Ulqin. Atëherë ishte  sekretarja e Urbanizmit në Komunën e Ulqinit zonja Zana Sarvan.

Me ndërtimin e Matrnitetit me qëllim ashensori është ngjitur deri në pllak-pullaz. Është mendue  që aty të vazhdohet ndërtimi për sallën kirurgjikale dhe Shërbimin intenziv.

Spitali i ardhëshëm në Ulqin duhet me qenë  me parter dhe dy kate: për tre reparte:pediatria, kirurgjia dhe sëmundjet e brendshme.

Gjinekologjia mundet me qenë në  godinën e Maternitetit.

Është e ditur se për këto projekte duhet pëlqimi i Qeverisë së Malit të Zi, konkretisht Minstrisë për Shëndetësi.

Duhet me qenë më i madhë angazhimi i faktorëve , qofshin ato lokale nga komuna e Ulqinit,  si edhe përfaqësusve tonë në Qeverinë e Malit të Zi.

Është e ditur edhe fakt se në disa vitet e fundit nuk ka pasur angazhime redhë maternitetit. Mosëangazhimi i  i  takon udhëheqësisë më së pari e mandej edhe  humbja e  euforisë edhe angazhimit i stafit mjekësor të cilët nuk kanë pasur përkrahje për punën e tyre.

Pas ndryshimeve në udhëheqësinë e Shtëpisë së Shëndetit e cila pritet së shpejti  menanxhmenti i ri duhet të fukosohet me ringjalljen e Maternitetit.

Hapi i dyt duhet me qenë  transfuzioni në kuadër të  Institutit për transfuziologji nga Podgorica. Transfuzioni e ka vendin në parterin e Maternitetit.  Për këtë shërbim një pjesë e madhe e aparaturës medicinale është ofrua para dhjet viteve.

Në vazhdim duhet për të luftue për ndërrimin e plotësimin e Sistematizimit lidhur me veprimtarinë dhe vendet e punës e Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.

Me sistematizimin e ri  Shtëpia shëndetit në Ulqin përveç veprimatarisë jospitalore  duhet me pasur edhe ato SPITALORE.

Në dekadën e fundit kanë krye studimet shumë mjekë, stomatologë, farmacistë Shqiptarë. Disa prej tyre janë edhe në specializime në Prishtinë, Podgoricë, Beograd. Kështu do të formohen edhe kuadrat e nevojshëm për spitalin e ardhëshëm.

Ulqini si vend ku shumicën e popullatës e përbejnë Shqiptartë,  vend atraktiv dhe turistik e meriton një vend të posaçëm sa i takon rregullave të Miniistrisë së shëndetësisë, konkretiasht Qeverisë të Malit të Zi.

Pse mos  të thohet , Spitali i Tivarit me ato shërbime si ofron është planifikue edhe për komunën e Ulqinit.

Ndodhjet lidhur me pandeminë e Covid 19 dhe sëmundshëmëria e shumtë prej Ulqinit e cila rezultoji shumë raste vdekje me siguri duhet me qenë edhe njëra  prej nismëva për ndërtimin e Spitalit.

Mjetet financiare të cilat i takojnë spitalit të Tivarit si edhe kuadrat medicinale munden të drejtohen nga spitali i ardhëshëm në Ulqin.

Një moment i rëndësishëm është edhe diaspora e cila gjithmonë ka qenë në dispozicion për ndihmesë.

Stacioni shëndetësor në Katërkollë

Pacintët të cilët i gravitojnë këtij objekti shëndetësor duhet me pasur një shërbim shëndetësor më të gjërë. Nënkuptohet mjeku i zgjedhur tërë ditën , në dy ndrrime, pediatri çdo para dite. Barnatorja më e pajisur me medikamenta si edhe laboratoriumi biokimik. Duhet të mendohet edhe për mbrojtjen shëndetësore të grave me specialistin gjinekologun për çdo ditë.

Në fund

Është koha dhe momenti që të mendohet për ndërtimin Spitalit të përgjithëshëm në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top