Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Prim.dr Gani Karamanaga: TA SHPËTOJMË MATERNITETIN

Shtepia e Shendetit, Materniteti,Materniteti ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave, mjekëve, si edhe nënave që të lindin në vendin e tyre. Pas vitit 1945 në lokalitetin e hotelit “Jadran” në gadishullin Suka u propozua që ky objekt të transformohet në Spital të Përgjithshëm me Maternitet, por nuk pati mirëkuptim për këtë ide. Në atë kohë të gjithë ulqinakët lindin në Tivar dhe në dokumentet identifikuese të tyre figuronte Tivari si vendlindje. Mirëpo, shumica e tyre, si njerëz që e duan shumë vendin e vet, kishin dëshirë që fëmijët e tyre të lindin në Ulqin. Në ato kohëra kjo dëshirë nuk u realizua, edhe pse shumë spitale e maternitete janë ndërtuar në vende të tjera të Malit të Zi.

Materniteti në Ulqin u hap me datën 5 shkurt 2005. Qytetarët në mënyrë masovike  hynë brenda. Ishin të befasuar me rregullin dhe bukurinë e tij.Një mjeke më takoi në mes të popullit dhe më tha:

”Drejtor,materniteti ynë është si Bewerlli Hills”

“Në shumë degë të tjera të mjekësisë pacienti edhe pas shërimit humb diçka,

në maternitet gruaja shtatzënë bëhet nënë, në botë vjen një jetë e re…“

ka thënë një profesori im në Beograd.

Doedukimi i  kuadrave :

Doktoreshat Sadije Hollaj, Teuta Hoxha dhe Zylfije Duraku ishin në qendrat universitare në Beograd, Novi Sad dhe Prishtinë. Dr. Milan Roloviqi në Lublanë. Pediatrët janë aftësuar në  qendrën klinike spitalore Podgoricë. Mamit dhe infermieret pediatrike në Tivar, Podgoricë dhe Prishtinë.

Gjatë dhjetë viteve të para  të punës stafi mjekësor si edhe personeli tjetër ka punuar  shumë mirë, janë arritur rezultate të shkëlqyera.

Por,  në  pesë vitet e fundit është evidentuar rënie e numrit të lindjeve në Maternitetin e Ulqinit. Kjo mundësisht ka rezultuar edhe si pasojë e zvogëlimit të numrit të punëtorëve sipas sistematizimit të vendeve të punës në Shtëpinë e Shëndetit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ish ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi Dr Budimir Shegrt me një deklaratë tha se në maternitetet jospitalorë duhet të ndalohen lindjet. Pas reagimeve, u mbajt takimi te kryetari i komunës Nazif Cungu lidhur me çështjen e maternitetit. Atëherë ministri Dr. Shegrt e ndërroj mendimin e vet dhe materniteti vazhdoj punën si mëpërpara.

Edhe ndodhja në maternitetin e  Spitalit në Bijelo Pole deri diku pati pasoja negative. Udhëheqësia e Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit u “friksue”, dhe përkrahja për maternitet u zvoglua. Por, më këtë gjë nuk ka pasur vend sa i takon maternitetit tonë. Materniteti i Ulqinit është i njohur më  punë të rregulltë, higjijena është në nivel të lartë, angazhimi i plotë i të gjithë stafit mjekësor .

Për këtë arsye, një prej qëllimeve për të shkruar këtë  tekst është që të riaktivizojmë të gjithë forcat tona, të luftojmë prapë si në fillim dhe Materniteti, ëndrra dhe realiteti i nënave dhe fëmijëve, të mbijetojë dhe të zhvillohet edhe më tutje.

Po veçoj që mjekët gjinekologë kanë dhënë kontribut të veçantë më punën e tyre ditë-natë në maternitet. Po, edhe mjekët e fëmijëve pedijatrët gjithashtu  janë pjesë e kësaj pune. Angazhimi i tyre e ka bërë të mundur të jetojnë të gjithë të posalindurit. Nuk duhet të harrohet edhe puna e mamive dhe infermiereve pediatrike.

Para  tre muajve isha në përcjellje të një shokut tim deri në urgjencën e spitalit  në Tivar. Kirurgu Dr. Knezheviq më prezantoj një mjeke të re:“Dr. Karamanaga ka qenë  në krye të të mjekve të cilët hapën maternitetin në Ulqin.. ato kanë krijuar histori të re në mjekësinë e Ulqinit”.

Isha i emocionuar, krenar.

Po i drejtohem mjekëve të cilët morrën pjesë në punën e deritanishme në maternitet:

“ Gjatë këtyre viteve keni dhënë kontribut të madhë. Duke punuar keni harruar edhe obligimet tjera. Për Ju, vetëm materniteti gjithmonë ishte në vendë të parë. Mjeku i i ri Dr. Egzon Sulejmani  për ju tha “ ato janë heroina. Mos nguroni, zgjohuni, vazhdoni punën e Juaj si në fillimet e Maternitetit..Të rikthehet  entuazmi i mëpërparshëm. Mos lejoni që të ndërrohet historia të cilën e shkruam së bashku”..

Po shtoj:

          Është detyra profesionale dhe qytetare që udhëheqësia e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin të  luftojë më tepër për maternitet.

Qytetarët e Ulqinit e dojnë maternitetin e tyre.

Ta shpëtojmë Maternitetin!

Tabela

Lindjet në Maternitet

viti                             gjithsej                    djem               vajza

2005                             125                        58                      67

2006                             149                        76                       73

2007                             153                      84                         70

2008                             172                      79                         93

2009                             160                      81                         79

2010                             141                      76                         66

2011                             126                      66                          64

2012                             126                      58                          68

2013                               83                      45                          38

2014                               98                      47                          51

2015                                72

2016                                52

2017                                45

Në Maternitetin e Ulqinit deri në fund të vitit 2017  ka pasur 1700  lindje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top