Sunday , August 25 2019
Lajmi i fundit

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Ulqini në Mbretërinë shqiptare

Vula e Bashkisë së Ulqinit 1943

Vula e Bashkisë së Ulqinit 1943

Italia hyri heret  para se të filloji Lufta  e Dyt Botërore në Shqipëri në vitin 1939. Menjëherë formuan Mbretrinë e Shqipnisë. Shteti juogllav nuk fuksononte më.

Pas okupacionit të ish Jugosllavisë së Parë  në prill më 1941 Ulqini si vend me  shumicën popullatë shqiptare i takonte  Mbretnisë  së Shqipnisë prej vitit 1941-1945. Kufiri ka qenë te Ura e Mërkotit ( ku edhe sot është kufiri ndërmjet komunës së Tivarit e Ulqinit). Atëherë Ulqini ka pasur edhe Myftininë e vet. Myftiu i fundit ka qenë hfz.Hasan ef,Mavriqi.

Babai im Hasan Karamanaga me një kujdes të veçantë i ka ruajtur dokumentat e vjetra.  Pas vdekjes së tij  më 20 gusht të vitit 1968 nëna e ime në arkën e nusërisë së saj  e  ka vazhduar ruajtjen e dokumentave. Pas saj, vëllau Ismeti e ka marr arkën e nënës me të gjithë dokumentacionin e babës.

Duke finalizuar librin në dorëshkrim “Rrënjët” edhe një herë i shikova letrat e vjetra të babait. E vërejta se dokumentacioni prej fundit të shekullit XIX  dhe të fillimit të shekullit XX deri në vitin 1941 është në gjuhën malazeze, ose në gjuhën turke osmanisht të vjetër.

Por, disa dokumenta prej datës 1941 e deri më 1944 ishin në gjuhën shqipe.   I takojshin Mbretnisë Shqiptare. Një dokument është nga notari  Eduard Suma nga Shkodra, kurse dokumenti tjetër është nga Bashkia e Ulqinit. D.m.th. gjuha zyrtare në Ulqin atëherë ishte shqipja.

Babai, me siguri me pedanterinë e vet e ka ditur vlerësin e këtyre dokumntave dhe i ka ruajtur me kujdes të madh. Ka qenë njeri i qetë, fetar, punëtor i palodhshëm. Siç shihet ishte edhe patriot i vërtetë.

Kjo gjë e vërteton faktin se në periudhën 1941-1945 në Ulqin është përdorur  si zyrtare vetëm gjuha shqipe. Edhe teksti im  “Shkolla Fillore  Skenderbeu në Ulqin” është vërtetimi i tezës së elaboruar.

(Nga libri “Rrënjët”)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top