Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Prioritetet e URA-së në Qeverinë e re: KRIPORJA, VALDANOSI, INVESTIMET…

URAQeveria e re e Malit të Zi, në të cilën Koalicioni “Bardh e Zi”, pra Lëvizja Qytetare URA, do të jetë një nga përbërësit më të rëndësishëm, do të angazhohet fuqimisht për zgjidhjen e një numri problemesh që kanë rënduar Ulqinin dhe qytetarët e tij për vite me radhë, madje edhe me dekada,  është kumtuar jozyrtarisht nga kjo parti.

Siç është thënë, në radhë të parë, bëhet fjalë për korrigjimit e padrejtësisë në rastin e Valdanosit, pra kthimit të ullishtave të konfiskuara pronarëve të mëparshëm. Natyrisht, mendohet edhe për çështje të hapura që lidhen me Kriporen dhe të mirat detare, si dhe procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të Ulqinit, veçanërisht hoteleve.

Shtohet se qeveria e re do të përqendrohet në fillimin e prodhimit në Kripore, tërheqjen e investitorëve dhe stimulimin e sipërmarrësve, si dhe kthimin e kompetencave dhe të ardhurave vetëqeverisjes lokale, në mënyrë që Ulqini, komunë me njerëz të vyeshëm, të hyjë në një cikël të ri zhvillimi.

“Pra, gjithçka që ne premtuam qytetarëve dhe tani na është dhënë mundësia që ta realizojmë, sigurisht që do ta bëjmë”, thanë nga URA.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top