Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

“Prishja e rendit dhe qetësisë publike”: “SHISHA BAR” DËNOHET ME 1.500 EURO

Shisha BarNjësia e Gjykatës zonale për kundërvajtje në Ulqin solli vendimin që “Allaj company” të dënohet 1.500 euro për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Siç thuhet, më 11 tetor të vitit 2015 u prish rendi dhe qetësia publike në mënyrë që në lokalin “Shisha bar” nga ana e disa të pranishmëve – mysafirëve u brohoritën fjalët ofenduese në baza të përkatësisë nacionale “Shqipëri etnike” dhe “UÇK” dhe janë valëvitur flamujt e shtetit tjetër Shqipërisë.

Personi i autorizuar i kësaj kompani Skender Alloviq tha se është i shokuar me dënimin, sepse gjatë shikimit të ndeshjes Armeni – Shqipëri nuk kishte asnjëfarë incidentesh dhe policia nuk erdhi në lokal.

Ai shtoi se ka dorëzuar ankesën në Gjykatën e lartë për kundërvajtje dhe se do të njoftojë për çdo gjë hollësisht organizatat vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ambasadat e huaja dhe mediet.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    shtet diktatorial…

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top