Saturday , December 7 2019
Lajmi i fundit

Prishtinë: AHMETI PRET DELEGACIONIN NGA KOMUNA E ULQINIT

Shpend AhmetiNjë delegacion i Komunës së Ulqinit, i përbërë nga Sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm, Aleksandër Daboviq, dhe Këshilltarët, Mehmet Tafica dhe Rexhep Ceka, kanë ardhur për vizitë pune në Komunën e Prishtinës.

Fillimisht ata u pritën nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtuesja e Kabinetit, Fitore Pacolli. Në takim Ahmeti potencoi se takimet bilaterale duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes të dy komunave, i cili pastaj do të rezultonte në projekte konkrete.

Më pas delegacioni i Komunës së Ulqinit u prit në Drejtorinë e Urbanizmit, nga Drejtori, Liburn Aliu me bashkëpunëtorë. Aty, Drejtori Aliu i njoftoi të pranishmit me projektet e kësaj drejtorie, siç janë legalizimi, dhënia e lejeve dhe përcjellja online e progresit të aplikacionit për leje, hartat zonale etj.

Gjatë vizitës tre ditore, delegacioni do të njoftohet për së afërmi me të gjitha këto procese, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të kryekomunarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.Urbanizmi 2

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top