Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Prishtinë: MEHMET KRAJA KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE TË KOSOVËS

mehmet-krajaAkademiku Mehmet Kraja është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni

Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar, akademik Jusuf Bajraktari.

Akademik Mehmet Kraja është lindur në Kështenjë të Krajës në vitin 1952. Në Ostros ka kryer Shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Ulqin, për të vazhduar më vonë studimet e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në disa degë të këtij universiteti prej vitesh është edhe pedagog.

Kraja shquhet ndër prozatorët më të dalluar të letërsisë shqiptare. Ai është nderuar me një serë çmimesh për veprat e botuara letrare, ndër këto çmime, Kraja sivjet në Panairin e librit që u mbajt në Ulqin, iu dorëzua Çmimi “Kurora e ullirit”. (I.Berjashi)

One comment

  1. Urime Z. Kraja!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top