Pritshmëritë e punëtorëve turistik: SEZONI DO TË NIS NGADAL NË FUND TË QERSHORIT

Velika Plaza, Plazi i MadhPunëtorët turistik në Ulqin mendojnë se gjëja më e rëndësishme është që pandemia e virusit Kovid – 19 të përfundojë sa më parë në mënyrë që jeta ti kthehet normalitetit.

Siç thotë pronari i hotelit „Pallati Venecia“ në Kala Gani Resulbegoviq, ndoshta fundi i qershorit është koha kur duhet të nis diçka.

„Prandaj është e nevojshme të përgatitemi edhe për çmime pak më të ulëta në këtë pjesë të sezonit“, tha ai për „Vijesti“.

Edhe kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazheve Prela Shkrela tha se po mendohet për uljen e çmimeve të shërbimeve në plazhe duke shtuar se „nëse plazhet nuk hapen deri me 1 maj atëherë 70% e sezonit do të shkojë dëm“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…