Tuesday , December 10 2019
Lajmi i fundit

Probleme: JEMI NË GJYSMËN E QERSHORIT, E UJË QË TANI NUK KA!

Sipas analizave të organeve kompetente, uji nga burimi Lisën Bore nuk është i mirë për pirje, kështu që nuk është në funksion. Kjo është arsyeja kryesore pse qytetarët e Ulqinit të cilët jetojnë në zonat e larta tash dy ditë kanë probleme të mëdha në furnizim me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, mëson jozyrtarisht portali UL-info.

Në “Ujësjellës” pohojnë që gjithçka është si vitin e kaluar, por që përpjekja që të favorizohet Ujësjellësi regjional është arsyeja kryesore e mos dhënies së aprovimit për përdorimin e burimit në Lisën Bore.

Borxhet e “Ujësjellësit” ndaj këtij institucion shtetëror ishin, siç na thanë, në fund të vitit të kaluar rreth 105 mijë euro.

Në këtë ndërmarrje të Ulqinit shpresojnë që disa çështje të hapura mund të zgjidhen gjatë ditës së hënë në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë furnizim të rregullt me ujë.

Por, që tani është e qartë që probleme në furnizim me ujë për arsye të gjendjes së përgjithshme në “Ujësjellës” qytetarët do të kenë gjatë gjithë sezonit edhe pse pak kohë më parë çmimi i ujit u rrit për 35 përqind.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top