Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Probleme: MUNGOJNË RRYMA DHE INTERNETI

Katerkolla_rruga-qe-con_Sukubin_Muriqan_Shqiperi_Kosove.1Ditët e fundit qytetarët e Ulqinit kanë problem me energji elektrike dhe internet. Kështu, për shembull, gjysma e banorëve të zonës së Anës Malit gati për çdo natë prej orës 23 deri në orën 7 nuk kanë rrymë elektrike. Ato madje paralajmëruan protesta, si dhe nënshkrimin e peticionit në mënyrë që të detyrojnë Elektroekonomin e Malit të Zi që në nënstacionin e kësaj zone të jetë një person, sepse rryma ndalet për shkak të rënies së siguresës!?

Edhe kryetari i komunës Fatmir Gjeka i është drejtuar ministrisë së ekonomisë Vlladimir Kavariq për këtë rast duke kërkuar nga ai që të kyçet në zgjidhjen e këtij problemi.

Probleme me internet kanë fshatrat në brigjet e Bunës. “Tash dhjetë ditë nuk kam internet në shtëpi”, tha deputeti Luigj Shkrela.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top