Wednesday , January 20 2021
Lajmi i fundit

Procese të rrezikshme: EROZIONI I SHPEJTUAR EDHE NË PLAZHIN E MADH

“Ada u zvogëlua, Plazhi i Madh u rrit më shumë”, u publikua këto ditë në mediat malazeze duke u bazuar në xhirimet gjeodezike dhe hidrografike-topografike.

Vlerësime të tilla japin edhe drejtuesit e institucioneve të cilët janë të obliguar dhe të paguar majmë që të kujdesen për bregun, detin dhe nëndetin.

Pjesa lindore e Plazhit të Madh

Pjesa lindore e Plazhit të Madh

Që kjo nuk është e vërtet e vërteton fotografia e cila u shkrep të mërkurën dhe dëshmon se erozioni, për fat të keq, rrezikon shumë pjesën lindore të Plazhit të Madh.

Këto vite vetëm u rritën kodrat me rërë nga Buna, e pikërisht këto sedimente duhet të ushqenin plazhet e Ulqinit.

Kodrat e rërës nga Buna

Kodrat e rërës nga Buna

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top