Sunday , October 20 2019
Lajmi i fundit

Programi i Reformës së Financave Publike: A U RRIT NIVELI I TRANSPARENCËS?

Sipas Raportit vjetor të Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht Ministrisë së Financave për vitin 2018 (file:///C:/Users/User/Downloads/6_122_23_05_2019%20(1).pdf), qëllimet kyçe të Programit të Reformës së Financave Publike për periudhën 2016 – 2020 – përmirësimi i gjendjes së financave publike, qëndrueshmëria financiare dhe menaxhimi i drejtë i financave publike, realizohen me dinamik të planifikuar. Siç pohohet, shumica e indikatorëve tregojnë për trendin pozitiv, edhe pse shtohet që „ekziston hapësira për progres të mëtejmë me qëllim realizimin e rezultateve përfundimtare“.
Buxheti, Budzeti, Transparenca, Transparentnost

Në veçanti theksohet se në periudhën paraprake u arrit progresi i caktuar sa i përket transparencës së financave publike. Në faqen e Ministrisë së Financave rregullisht publikohen të dhënat për realizimin e buxhetit në nivel mujor, katërmujor dhe vjetor. Raporti për të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit publikohen një herë në muaj, gjersa analiza e shpenzimeve të konsoliduara publike (të dhënat për buxhetin qendror dhe buxhetet e vetëqeverisjeve vendore) publikohen një herë në tre muaj. Analiza e lëvizjeve makroekonomike dhe të reformave strukturore përgatiten dy herë në vit, gjersa projeksionet e financave publike dhe lëvizjeve makroekonomike përditësohen dy herë në vit. Raporti për Borxhin Shtetëror publikohet një herë në tre muaj, gjersa Raporti për Borxhin Publik një herë në vit.

Njëkohësisht, edhe pse 40 për qind e borxhit të përgjithshëm tatimor i takon Komunave, nga Drejtoria Tatimore nuk mund të fitohen informatat lidhur me shlyerjen e obligimeve sipas Komunave, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar për reprogramin e borxhit me ministrinë e financave për 16 Komunat. Siç theksohet, të dhënat janë – sekret tatimor. Sipas vlerësimeve të sektorit civil, në këtë mënyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohet transparenca e financave publike, pra edhe plotësimi i synimeve të Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike (https://institut-alternativa.org/page/32/?lang).

Buxheti, Budzeti, Transparenca, Transparentnost 1

As Ligji i ri për Financimin e Vetëqeverisjes Vendore, i cili me 15 janar të këtij viti ka hyrë në fuqi, nuk do të ndikojë në përgjegjësinë më të madhe të Komunave, administrimin më racional të parave, as do të zgjidh „vrimat e zeza“ sa i përket qasshmërisë së të dhënave dhe transparencës në punën e Komunave, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në nivel vendor.

Sip vlerësojn nga Koalicioni KUM, pa reforma të mënyrës së shpenzimit të parave nga ana e Komunave, të përcjella me mekanizmat e fuqishme dhe të efektshme, nuk do të ketë qëndrueshmër financiare, përparim ekonomik dhe as zhvillim më të balancuar rajonal (http://mne.ul-info.com/koalicija-kum-koliko-prihoda-toliko-i-odgovornosti/).

Prandaj duhet të promovohet shembujt e praktikës së mirë dhe të administrimit efikas të financave publike në nivel vendor, si dhe të bëhet fushata përmes së cilës Komunat do të inkurajohen që në mënyrë më transparente dhe më të përgjegjshme të administrojnë financat publike. Po ashtu, nevojitet puna e vazhdueshme për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin dhe shpërndarjen e buxhetit të vetëqeverisjeve të tyre vendore.

Ky tekst publikohet në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike” të cilin e realizon OJQ “Horizonti i Ri” në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zbatohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. 

Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top