Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Projekti i ri i G.Mavriqit: KRAJA – THESAR I PAZBULUAR

Vetëm 40 minuta nga Ulqini e Shkodra, në mes malit të Rumisë dhe Liqenit të Shkodrës shtrihet Kraja, një trevë shqiptare në Mal të Zi e cila kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të cilët janë në kërkim të ajrit të pastër e natyrës së qetë.

Edhe pse ka një mungesë të theksuar të investimeve për ta zhvilluar turizmin, Kraja në vetvete ofron aventura që do t’ju bëjë të shijoni peizazhe mbresëlënëse, një natyrë të paprekur dhe zbulimin e traditave dhe zakoneve ende të ruajtura gjallë.Kraja
Kraja është një vend ideal për të bërë shëtitje në natyrë, xhiro me biçikleta malore në mes të një natyre të paprekur, të shijosh peizazhet që ofron shëtitja nëpër Liqenin e Shkodrës, për të njohur njerëzit dhe kulturën e vendit dhe për të shijuar gatimet tradicionale.

Të gjitha këto i sjellë në mënyrë fantastike Gëzim Mavriqi ne projektin e tij të radhës: “Kraja – Thesar i pazbuluar”. Videoja është mbështetur nga Shoqata “Kraja” në New York.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top