Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Projekte: Aksi Shëngjin-Velipojë-Ulqin i hap rrugën krijimit të ofertës rajonale turistike

Velipojë - UlqinFondi Shqiptar i Zhvillimit është drejt përfundimit të projektit të aksit rrugor që lidh Shëngjinin me Ulqinin i cili do t’i hapë rrugë krijimit të një oferte rajonale turistike duke përfshirë plazhet, objektet e trashëgimisë kulturore dhe burimet natyrore.
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci deklaroi se po ashtu ndërtimi i këtij aksi sjell zhvillim dhe lidhje të drejtpërdrejtë midis dy prej qendrave më të mëdha të turizmit bregdetar, Shëngjinit dhe Velipojës.

“Krijojmë lidhje të drejtpërdrejtë mes zonave turistike bregdetare Shëngjin-Velipojë-Ulqin, konkretisht bëhet bashkimi i plazheve Velipojë, Rrjoll, Rana e Hedhur, Shëngjin. Ky është një aks i ri rrugor, dhe projektimi është duke u përfunduar”, bëri të ditur ai.
Ndërtimi i aksit rrugor Lezhë-Velipojë, do të sigurojë zhvillimin dhe lidhje të drejtpërdrejtë midis dy prej qendrave më të mëdha të turizmit bregdetar Shëngjinit dhe Velipojës, përgjatë 13 km gjatësi.

Ku aks do të ndikojë në zhvillimin ekonomik nëpërmjet turizmit elitar në zonën që përshkon gjurma e re, Margjonajt , pllaja në malin e Recit. Gjithashtu, me ndërtimin e këtij aksi rrugor do të ketë rritje punësimit dhe të ekonomisë bujqësore në fshatrat përreth.

Me përfundimin e këtij projekti me rëndësi strategjike infrastrukturore do të krijohen një oferte rajonale turistike duke përfshirë plazhet, objektet e trashëgimisë kulturore dhe burimet natyrore.

Me tej, për të kompletuar vizionin strategjik të gjithë këtyre ndërhyrjeve, rruga Shëngjin – Velipojë vazhdon deri në grykëderdhjen e Bunës, në Pulaj, për t’i hapur rrugë lidhjes me Ulqinin përmes grykëderdhjes së Bunës dhe bashkëpunimit me afatgjate nëpërmjet projekteve madhore që do të garantojnë zhvillimin në kohezion mes te dy anëve te kufirit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top