Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Projekti OJQ “Horizonti i ri”: TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE

LIDERET RINORE webNë përputhje me Strategjinë për të Rinj si dhe me Planin e Veprimit për v. 2017, OJQ Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE”.

Projekti ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin e 25 aktivistëve rinorë nga Ulqini për liderë rinie; për ndërmarrjen e iniciativave rinore në komunitet dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes.

Në kuadër të këtij projekti realizohen këto aktivitete:

■ Fuqizimi i kapaciteteve teknike të Youth Corner-it

■ Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

■ PROGRAM TRAJNIMI PËR LIDERË RINORË

Përmes këtij programi të rinjtë do të bëhen më të vetëdijshëm për vlerat dhe potencialin e tyre; do të mësojnë se si të motivojnë, të organizojnë dhe të drejtojnë grupe të rinjsh; si ata të jenë të përgjegjshëm dhe si pushteti të jetë më i përgjegjshëm.

■ PUNË PRAKTIKE

Praktika nënkupton planifikimin, konceptimin dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me të rinj.

■ NDARJA E DIPLOMAVE

Pjesëmarrësve të programit do t’iu ndahen diploma për njohuritë e përvojën e fituar në fushën e aktivizmit rinor dhe udhëheqjes.

Projekti realizohet në partneritet me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, mbështetur nga Ministria e Sportit e Malit të Zi.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top