Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Projekti për personat me invaliditet: “NE KUJDESEMI, NE VEPROJMË”

ProjekatQendra për punë sociale Tivar dhe Ulqin, në partneritet me OJQ “Adria” dhe me përkrahjen e Entit për punësim të Malit të Zi dhe Komunën e Tivarit, ka iniciuar projektin “Ne kujdesemi, ne veprojmë!” për fuqizimin e inkluzionit social dhe mundësisë për punësimin e të papunësuarve me invaliditet nga këto dy komuna.

Siç thuhet në kumtesë, 20 persona me invaliditet do të kalojnë gjatë projektit trajnime dhe seminare të ndryshme, me qëllim marrjen e dijeve dhe aftësive të reja dhe rritjen e mundësisë së tyre për punësim.

Sipas të dhënave të fundit, në tregun e punës në komunat Tivar dhe Ulqin ndodhen 231 persona me invaliditet, nga të cilët 39 janë në marrëdhënie pune.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top