Projekti: SHOQËRIA CIVILE E ULQINIT PËRCJELL SHPENZIMET PUBLIKE

UBA 2OJQ „Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni“ ka filluar realizimin e projektit me titull: „Shoqëria civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike“.

Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile me seli në Ulqin për përfshirje adekuate në monitorimin e shpenzimeve publike. Me realizimin e këtij qëllimi do të aftësohen përfaqësuesit e shoqërisë civile me njohuri në fushën e planifikimit dhe monitorimin e përdorimit të fondeve publike, shkëmbimin e përvojave me organizatat që veprojnë në nivel kombëtar, si dhe të mësojnë në lidhje me përvojat e Kroacisë tashmë anëtare e Bashkimit Evropian. Projekti do të testojë transparencën në shpenzimin e fondeve publike në nivelin e komunës së Ulqinit.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile do të kenë mundësi të jenë të trajnuar për të monitoruar shpenzimet publike, ndërsa përfituesit përfundimtarë do të jenë qytetarët e Ulqinit. Qytetarët do të informohen për aktivitetet e projektit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e organizatës sonë, por edhe përmes raporteve që do t’i dërgojmë rregullisht mediave në lidhje me aktivitetet e realizuara të projektit dhe rezultatet e arritura.

Aktivitetet kryesore të këtij projektit janë:

  1. Trajnim për organizatat e shoqërisë civile për përvojat në Kroaci dhe shkëmbimin e tyre me organizatat lokale,
  2. Testimi i transparencës së njësive të shpenzimeve të konsumatorëve të komunës së Ulqinit dhe
  3. Përgatitja e raportit për transparencën e njësive të konsumatorit.

Projekti „Money Watch – Shoqëria civile, ruajtësi i buxhetit“ është projekt të cilin e realizon Instituti Alternativa me seli në Podgoricë, Instituti për financa publike nga Zagrebi dhe OJQ Horizonti i Ri nga Ulqini dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes shoqërisë civile.
UBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…