Saturday , September 22 2018
Lajmi i fundit

Prokuroria: HETIM KUNDËR MUHAMET NIKËS

IMG-d9b7f05fd6eb177b8285b51400afd27f-VProkuroria themelore shtetërore në Ulqin ka iniciuar hetimin kundër zyrtarit të Komunës së Ulqinit Muhamet Nikës, mëson Portali Ul-info nga burimet e afërta me hetimin.

Ai dje para ndërtesës së Komunës ka thyer materialin propagandues të Lëvizjes qytetare URA funksionarët dhe aktivistët e së cilës kanë dorëzuar listën për zgjedhjet të cilët do të mbahen me 4 shkurt në Ulqin.

Nika ishte në seancën dëgjimore në prokurori në vetinë e të pandehurit, gjersa deklaratën nesër do ta jap edhe lideri i URA-së Dritan Abazoviq.

Prokuroria kërkoi që të merren kamerat nga ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

One comment

  1. Duke qene se komuna eshte e te gjithe qytetareve e jo e nje partie, URA nuk kapase te drejte ete vendose materiale propagande aty. Mire ka bere Muhameti. I lumte.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top