Wednesday , August 12 2020
Lajmi i fundit

Prokuroria në Ulqin: ARRESTOHET NUSRET KOSHUTA

Prangat, Lisice, Policia, PolicijaNusret Koshuta nga Rozhaja u arrestua të martën pasdite në Ulqin për shkak të dyshimit se kreu veprën penale ndërtim pa leje, shkruan “Vijesti”.

Koshuta të mërkurën do të dëgjohet nga Prokurori Themelor Shtetëror Faruk Resulbegoviq, me kërkesë të të cilit është arrestuar për shkak të mundësisë të ndikojë tek dëshmitarët.

Inspektori Urbanistik – Ndërtimor Jovan Martinoviq vulosi me 13 nëntor kantierën ndërtimore në Ullishtën e Ulqinit, në Bashbylyk, në të cilën Koshuta i kreu punimet.

Koshuta u dëgjua në policinë e Ulqinit, u deklarua jozartarisht për “Vijesti”. Ai inspektorëve i tha se e angazhoi miku i tij Jeton Morina nga Kosova – që nga zjarri të pastrojë tokën e cila është në emër të motrës së tij Flora Camaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top