Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Prokuroria: SË SHPEJTI GJYKIMI PËR FAJDE

Gjykata themelore, Osnovni SudProkuroria themelore shtetërore në Ulqin ka ngritur akuzën kundër biznesmenit Hajdar Qufaj (52) për shkak të dyshimit se ka dhënë 20.000 euro me kamatë të fajdeve, mëson “Pobjeda”.

Nga policia më herët është njoftuar se kundër të dyshuarit është dorëzuar padia për shkak të dyshimit se para nëntë viteve ka dhënë para me fajde.

“Ai në fillim të vitit 2007 V.L. nga Ulqini i dha para me vlerë 20.000 euro me të ashtuquajturën kamatë të fajdeve prej 20 për qind në nivel mujor. Si mjet sigurie për kthimin e borxhit nga fajdetë, Qufaj dhe V.L. kanë nënshkruar kontratë fiktive për shitblerjen e patundshmërisë e cila ndodhet në Ulqin, me sipërfaqe prej 1.229 m2, e cila ishte në pronësi të të dëmtuarit V.L. Meqë V.L. nuk e kthej borxhin, Qufajt, siç dyshohet, me pëlqim të V.L, ai me Mujo Rexhën nënshkroi kontratën e shitblerjes së patundshmërisë së përmendur me çmim prej 100.000 euro.

Pas dhënies së parave, Qufaj, siç dyshohet, ka mbajtur për vete 40.000 mijë euro nga shuma totale e shitjes së patundshmërisë. Me këtë, siç dyshohet, u arritën karakteristikat thelbësore të veprës penale fajde, mbasi që Qufaj morri për vete 20.000 euro nga borxh dhe 20.000 euro në emër të të ashtuquajturës kamatës së fajdeve nga i dëmtuari V.L.”, njoftohet nga Drejtoria e policisë

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top