Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Prokuroria speciale: FORMOHET LËNDA PËR “KINO BAHÇEN”

Kino bahcja, Kino basta, FamaProkuroria shtetërore speciale ka formuar lëndën për rastin “Kino bahçja” në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Kjo hapësirë me vlerë, në breg të detit në Ranë, me dekada ishte në pronësi të Qendrës për kulturë.

Në prill të vitit të kaluar Gjykata supreme e Malit të Zi ka vendosur që pasardhësve të sipërmarrësit të dikurshëm Lala Zuber t’i kthejë 676 metër katror për arsye se kjo hapësirë nuk është përdorur sipas dedikimit që kishte.

Organet dhe institucionet e administratës lokale ishin të detyruar ta shfrytëzojnë objektin sipas dedikimit edhe me vendime të instancave gjyqësore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top