Prokuroria speciale: NËN LUPË PUNËT E PUSHTETIT TË MËPARSHËM KOMUNAL

CunguMe kërkesë të prokurorit special për krim të organizuar, inspektorët e policisë kanë filluar hetimin për punën e pushtetit komunal në Ulqin për periudhën prej 2011 deri në vitin 2014, shkruan “Vijesti”.

Nën lupën e inspektorëve, siç thekson ajo gazetë, do të jenë vendimet, kontratat dhe tenderët të cilët i ka nënshkruar pushteti i mëhershëm në krye me Nazif Cungun.

Në dhjetë ditët e ardhshme pushteti lokal është i detyruar të dorëzojë këto dokumente policisë.

Cungu dje nuk komentoi hetimin. “Nuk jam në dijeni për këtë dhe nuk mund të komentojë diçka që nuk di”, tha ai për “Vijesti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…