Promovimi i librit të dr Karamanages: NGJARJA KULTURORE E MUAJIT

dr GaniNë sallën e mbushur plotë të Bibliotekës së Ulqinit të premten në mbrëmje është mbajtur promovimi i librit më të ri të dr Gani Karamanagës “Kujtimet e një mjeku”.

Për këtë punë me vlerë folën dekani i Fakultetit të mjekësisë në Podgoricë, prof. dr. Goran Nikoliq, dr Bahri Brisku, prof. Valbona Kroma- Hoxha dhe gazetarët Amer Ramusoviq dhe Mustafa Canka, si dhe vetë autori.

Libri është botuar në gjuhën shqipe dhe malazeze, me përkrahje financiare të fondit për pakica, ndërsa botues është Shoqata e krijuesve shqiptar nga Mali i Zi, kryetar i së cilës është Karamanaga.

Programin e drejtoi udhëheqësja e bibliotekës Ardita Rama, e cila theksoi se mbas renovimit dy mujor, ky institucion prapë është bërë vend ku me kënaqësi vihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…