Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Pronarët e tokës në Valdanos: THIRRJE PËR ULLISHTARËT

Shoqata për kthimin dhe mbrojtjen e pronës private, Këshilli për kthimin e ullishtës në Valdanos dhe Shoqata e ullishtarëve Ulqin kanë ftuar anëtarët e vet dhe qytetarët e Ulqinit që të vijnë në mbledhje që do të mbahet të enjten, në ora 19, në Sallën e vogël të komunës së Ulqinit.

Siç ceket në ftesën të cilën e ka dërguar kryetari i Shoqatës për mbrojtjen dhe kthimin e pronës private Luka – Batko Gjakonoviq, në këtë tubim do të zgjidhen organet e kësaj organizatë, të cilat, në bazë të Ligjit të ri për organizatat joqeveritare, duhet të ri-regjistrohet.

Në mbledhje do të diskutohet edhe për procesin e kthimit të pronës në Valdanos.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top