Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

Propozimi i Ligjit për planifikim hapësinor: OPOZITA KRITIKON, PUSHTETI AKOMA HESHT

Harta, Karta, Plani, Plan, MapaPartitë opozitare në Ulqin kanë kritikuar ashpër Propozimin e Ligjit të ri për planifikim dhe rregullim hapësinor duke vlerësuar se bëhet fjalë për, deri tani, tentimin më brutal të centralizimit.

“Pushteti qendror është i frikësuar nga përhapja e virusit të Kotorrit dhe Budves, prandaj tenton që atë pak hapësirë, e cila përfundimisht nuk është shkatërruar, e pjesa më e madhe ndodhet në Ulqin, ta vendos nën kontroll absolute”, tha për “Dan” kryetari i PSD-së së Ulqinit Skender Elezagiq.

Ai theksoi se nuk ka iluzione që shumica aktuale në këtë komunë do të ketë guxim ta kundërshtojë pushtetin qendror.

Sipas fjalëve të kryetarit të PSP-së së Ulqinit Andrija Qetkoviq, më mirë është që ky propozim ligji të kthehet në formën e draftit në mënyrë që të arrihen zgjidhje më të mira se ato ekzistueset.

Nga Komuna për këtë gazetë kanë thënë se kanë propozimet dhe qëndrimet për këtë akt juridik. “Do të njoftoheni shumë shpejtë, por mbas tryezës së rrumbullakët e cila do të mbahet me 19 prill në Dhomën tregtare”, tha nënkryetari i Komunës Arian Murati.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top