Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Protest i Bashoviqit: S’VIJ NË MBLEDHJE DERISA KRYETARI I KOMUNËS TË PËRGJIGJET

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Këshilltari i Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin komunal të Ulqinit Borisllav Bashoviq ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Parlamentit lokal derisa mos të marrë përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve të cilat ia shtroi kryetarit të Komunës.

“Unë nuk do të shtroj më pyetje, e mos të marrë përgjigje, e as të marrë pjesë në punën e Parlamentit, gjersa të fitojë përgjigjet”, tha ai duke theksuar se “në këtë mënyrë mbron veten si njeri dhe si këshilltar i cili asnjëherë nuk del para foltores pa e studiuar mirë materialin”.

Përndryshe, Bashoviq është sekretar i Këshillit komunal të PDS-së, e cila në koalicion me partitë nacionale ushtron pushtetin në Komunë të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top