Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Protesta nr. 2: TË ENJTEN TUBIMI PARA NDËRTESËS SË KOMUNËS

Pylli i pishaveMe moton “Ulqini është shtëpia e jonë – ta mbrojmë Pyllin e Pishave”, para ndërtesës së Komunës së Ulqinit të enjten, me fillim në ora 11, do të organizohet tubimi i qetë i qytetarëve.

Siç thonë organizatorët, do të shprehet pakënaqësia me nivelin e realizimit të përfundimeve të cilët u kumtuan në protestën e parë të mbajtur me 7 maj.

“Qytetarët presin të respektohen kërkesat e tyre, sepse Komuna është SERVIS  i të gjithë qytetarëve, ndërsa zyrtarët dhe funksionarët janë në këtë vend sepse NE i votuam, e jo anasjelltas!”, thuhet në shpallje dhe shtohet se hapësira unike e Pyllit të Pishave nuk guxon të jetë në funksion të lobit ndërtimor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top