Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

Protestë për shkak të devastimit të Pyllit të Pishave: ULQINI ËSHTË SHTËPIA JONË, NE NUK DUAM TË HESHTIM

image1 (6)Me moton „Ulqini është shtëpia jonë“ para ndërtesës së Komunës së Ulqinit të martën u mbajt tubimi protestues i rreth 70 qytetarëve të cilët shprehën pakënaqësinë me devastimin e hapësirës në këtë Komunë, para së gjithash Pyllit të Pishave.

Në emër të organizatorit të tubimit, Shoqatës „Martin Shnajder Jakobi“, Zenepa Lika ftoi organet kompetente që të veprojnë dhe të zbatojnë procedurat ligjore, me qëllim mbrojtjen e hapësirës unike dhe ruajtjen e resurseve natyrore të Ulqinit.

„Nëse vazhdon lejimi i heshtur i këtyre fenomeneve të dëmshme, do të shkatërrohet oferta turistike dhe do të rrezikohet mbijetesa e këtij qytet dhe të qytetarëve të tij“, tha ajo dhe theksoi: „Unë nuk dëshiroj të heshtë. Unë e ngrita zërin tim!“

Edhe këshilltarja Eleonora Shata ftoi funksionarët më të lartë shtetëror që të reagojnë duke thënë se këto ditë po betonohet edhe në Plazhin e Madh.

Në tubim disa qytetarë folën për shembujt e devastimit dhe ftuan Ulqinakët që mos të heshtin para shkatërrimit të qytetit të tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top