Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Protesti nr. 2: MORATORIUMI PËR NDËRTIMIN NË PYLLIN E PISHAVE

Protest 2Disa dhjeta qytetarë të Ulqinit u tubuan të enjten para ndërtesës së Komunës së Ulqinit për të shprehur pakënaqësinë për shkak të devastimit të Pyllit të Pishave.

Siç tha një nga organizatorët e protestës Zenepa Lika, administrata lokale në dhjetë ditët e kaluara nuk ka bërë asgjë për të realizuar kërkesat e shprehura nga qytetarët.

Ajo tha se qytetarët vet do ti mbjellin fidanët e ri në pjesën e devastuar, si dhe kërkoi vendosjen e moratoriumit për ndërtimin në Pyllin e Pishave.

Qytetari Bekim Basha tha se është sulmuar bërthama e qytetit, zemra dhe shpirti i tij, dhe se qytetarët duhet të reagojnë.

Sipas fjalëve të Xhemal Peroviqit, nuk ka rrugë tjetër për shpëtimin e Ulqinit përveç revoltës qytetare. „Vetëm aktivizmi qytetarë mund të shpëtojë Ulqinit“, tha ai dhe shtoi: „Qytetarë i Ulqinit, nëse e njeh problemin, mos mendo se mjafton të flasësh në kafene apo të shkruar në FB. Duhet të jesh këtu!“.

Në tubim folën e këshilltarja Eleonora Shata dhe aktivisti ekologji Xhelal Hoxhiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top