Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Protokol: Komuna e vendosur të menjanojë problemet për rrjedhën normale të sezonës

Kabineti PoliciaKryetari Nazif Cungu, nënkryetarët, sekretarët dhe përfaqësuesit e drejtorisë së policisë komunale shqyrtuan një sërë çështjes dhe caktuan afatet për eliminimin e tyre.
Kryetari Cungu është i vendosur që në sezonin e këtij viti duhet zgjidhur çështja e lypësve, ajo e trafikut, vendparkimit, dislokimi i punëtorëve fizik, kafshëve endacake, mënjanimi i banderolave, plakatave vend e pavend dhe çështja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal.

Në takim për secilin subjekt u caktuan detyrat. Mund të thuhet se disa nga problemet e përvitshme që në fillim të javës së ardhshme do të marrin zgjidhje.
Pritet që shërbimeve tu vijnë në ndihmë qytetarët e bashkësisë lokale veçmas për problemet e Ranës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top