Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Protokol: URIME, KUMTESA…

Nazif CunguKryetari i Komunës së Ulqinit  Nazif Cungu  uron  besimtarët islam  me rastin e festes së Bajramit të madh. Në urimin etij thuhet:

“Pas  javëve të mundimshme  të muajit Ramazan  sot Ju festoni Bajramin, andaj qytetar të dashur, Dua tju uroj Gëzuar, sakrificat, agjërimet, lutjet e Juaja  u kthefshin në mirësi , dritë , për çdo besimtarë Urime.”

 

 

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicPo ashtu, kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq uroi besimtarët muslimanë për festën e madhe.

Në mesazhin e tij thuhet:

“Gezuar Fiter Bajramin, këtë ditë të begatë, ditë që vjen pas durimit,e sakrifices.

Zoti pranoftë agjërimin dhe adhurimin dhe e bëftë që ky Bajram të jetë shpresa për një jetë të lumtur dhe të begatë”.

Gëzuar.

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar telegram urimi Ambasadores së SHBA-së në Podgoricë , Shkëlqesisë së saj  Z.Margaret Uyehara , me rastin e katër korrikut Dites së Pavarësisë së SHBA-së.

Në telegram ndër të tjera thuhet:

“E nderuara Shkëlqesi, më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal  t’ju dërgoj urimet më të sinqerta  me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Kjo është një ngjarje  me ndjenjë të veçantë  sepse  shënon  lindjen e modelit  shtetërorë të bazuar  në vlerat  universale  të lirisë , demokracisë  dhe prosperitetit .

Urime Ju, personelit  të Ambasadës dhe mbarë popullit amerikan”, thuhet në urim.

Pric Nikolla vizitoi komunen Ulqinin

Ai se bashku me perfaqesuesit e fondacionit “Petrovic” dhe arkitektin e mirenjohur Benzhamen Muton, kryetarin e ICOM-it* të Francës, u pritën nga  Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij. Takim i dytë radhazi pasi që ne takimin e parë u nis iniciativa per realizimin e studimit per trashëgiminë kulturore dhe sugjerimet për restaurimin dhe rregullimin e Kalasë së Ulqinit. Gjatë takimit konstruktiv u bë fjalë për  aktivitetet që duhet bërë  kur është fjala për rikonstriumin e objekteve të vjetra në Kala. Këtë rradhë u fol për masa konkrete  të propozuara nga ana e të njohur  Francez. Nga ana tjeter  kryetari Cungu, duke i shprehur mirënjohje për angazhim Princit dhe ekipit të anagazhuar nga ai tha se  këto sugjerime  janë të mirëseardhura dhe do të zbatohen  edhe  për këtë do të kërkohet dhe ndihma e  subjekteve relevante  republikane e europiane. Përmbushja e këtyre  propozimeve do të ishte dhe një kontribut shtesë per idenë e hedhur lidhur me rradhitjen e kalasë, ndonjë pjesë të saj për rradhitjen në mbrojtje të UNESKOS.

*ICOM – (International Council of Museums) Këshilli ndërkombëtar I muzeve, është organ konsultativ për pranimin e anëtarëve të rinj në UNESCO.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top