Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Protokol: URIMET ME RASTIN E FESTËS SË BAJRAMIT

mehmed-zenkaMe rastin e festës së Kurban Bajramit, shpreh urimet më të ngrohta për kreun e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.

Duke pasur parasysh se Kurban Bajrami simbolizon sakrificen e çdo gjëje kaluese, të gjithëve që e festojnë ju dëshiroj të ruajnë vlerat e vërteta dhe të ndjekin rrugën e modestisë në çdo gjë që ata mendojnë dhe veprojnë. Paqen dhe  qetësinë duhet ta gjejmë brenda vehtes,  pastaj të jemi falenderues për ato që kemi,  dhe te jemi të gatshëm që me sinqeritet të ndihmojmë të tjerët.

Largimi prej të keqijave, siç janë ato  materiale dhe të panevojshme  na afron me Zotin, zemrat do ti kemi më të hapura ndaj lumturisë, zemërgjerësisë dhe altruizmit.

Jemi pjesë e një shoqërie  e cila përkrahë miqësinë dhe respektin ndaj feve të ndryshme, një shoqëri të cilës kurrë nuk i ka munguar humanizmi, mirëkuptimi dhe  respekti ndaj të afërve.

Prandaj, dëshiroj që të gjithë besimtarëve dhe besimtareve të fesë islame vlerat e Bajramit t’u mbushin zemrat me ngrohtësi, paqe dhe mirësi, shtëpitë ti keni të mbushura me lumturi dhe sinqertet, dhe këto të jenë nxitje për të  forcuar edhe më shumë besimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.

Të gjithë besimtarëve musliman që janë duke kryer Haxhin, Zoti ia pranoft haxhillykun.Gëzuar dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit!
M I N I S T R I   Mehmed Zenka

Nazif CunguKryetari i Komunës Nazif Cungu nëpërmes një mesazhi uron të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Të dashur besimtarë,

Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të festës së Kurban Bajramit në emër të besimit të Zotit dhe dashurisë për njerun t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta.

Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Lumturi, begati mirësi e dashuri paçi gjithnjë në familjet tuaja

Gëzuar!

Luigj ShkrelaTe mendosh qe te bash vepra te mira, asht veper e mir. Te bash vepra ne sherbim te mbar njerzimit asht edhe ma veper e mir. Ti kushtohesh puneve te mira asht “njerzi”. Te sakrifikosh mund, dije dhe djers per te afermin per shoqerin, per mbar njerzit, pa dallim feje dhe kombi, asht kryeveper e nershme dhe e perjetshme.

Andaj te gjitheve Juve, te dashtun vllazen dhe motra Shqiptare te konfesionit islam, per shum mot dhe zemer te mir Kurban Bajrami.

Ne Familjet Tuaja perjetesisht mbizotroft ” Kurbani” i miresiss i ners dhe i rrespektit. Familjet Tuaja perjetesisht i percjellt bekimi i te Madhit Allah, shëndeti dhe lumtunija e gershetueme me deshirat ma te mira qe ju i deshironi. Gezuar Bajrami!

Deputeti ne Parlamentin e Malit te Zi dhe Kryetari i Keshillit Administrativ Luigj Shkreli

Smajli (1)URIM ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT
(IMAMI I XHAMISË SË OMER-BASHËS – PROF. ISMAIL EF. HYSAJ)

Kurban bajrami, si festa e jonë më e madhe, çdo vit na përkujton ne atë që etimologjikisht rrezaton nga kuptimi i kësaj fjale: në qoftë se ne e duam afërsinë, si vlerë themelore shpitrërore, duhet të sakrifikojmë.

Duke sakrifikuar kurbanin ndiejmë afërsinë e Perendisë, duke sakrifikuar egon tonë të ulët dhe interesat personale realizojmë afërsinë e njerëzve, dhe ashtu, në fakt, u afrohemi vlerave të vërteta të cilat duhet ta zbukurojnë njeriun, si kurorëzim i krijimit të Zotit që është.

Duke u kthyer drejt vëllezërisë vet – njerëzve, në thelb ne i drejtohemi Perëndisë, Krijuesit dhe Mirëmbajtësit, i Cili na i zbulon kuptimet antropologjike së vetë egzistencës sonë.

Duke u nisur nga urtësia e vjetër popullore se “nuk është i pasur ai që ka, por ai që jep dhe sakrifikon”, dëshiroj që të gjithë ju të dashur vëllëzer dhe motra, ta dhuroni dhe sakrifikoni veten tuaj për Perëndinë dhe njerëzinë, në mënyrë që të theloheni në dimenzionet e brëndshme te kësaj feste.

Më në fund, e lus Zotin e Lartëmadheruar për shëndetin, lumturin dhe prosperiten tuaj, dhe nga zemra ju uroj:
GEZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top