Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

PSD: CUNGU FAJTORË KRYESOR PËR GREVËN NË QENDËR PËR KULTURË

Potpresjednik Opstine Ulcinj Selim Resulbegovic o znacaju puta Vladimir SukobinNënkryetari i komunës dhe kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate të Malit të Zi Selim Resulbegu ka deklaruar që greva e urisë e punëtorëve të Qendrës për kulturë nuk do të kishte ndodhur sikur mos të ishin humbur mundësit e shumta për plotësimin e pushtetit lokal. “Për këto dy vite kemi humbur mundësin që të vjelim të paktën gjashtë milion euro të ardhura buxhetore. Fajtori për këtë është kryetari i komunës Nazif Cungu i cili këshillat e partnerëve të koalicionit nuk deshi ti zbatonte”, tha ai dhe shtoi që në këtë rast nuk do të kishte nevojë as për planin e sanimit.

Funksionari i lartë i PSD-së Skender Elezagiq tha që pika e parë e marrëveshjes së koalicionit të pushtetit në largim ishte pikërisht analiza dhe konsolidimi i gjendjes financiare në komunë. Ai i tha punëtorëve të Qendrës të cilët janë në grevë që në llogarin e komunës ka mjete për pagesën e gjashtë rrogave të tyre. “Para në llogari ka sigurisht, por ato nevojiten që të asfaltohen rrugët tani para votimeve dhe të shpenzohen për gjëra tjera. Vetëm për dy udhëtimet e tyre në panaire, të cilat nuk janë parashikuar me buxhet, kanë mundur të sigurohen gjysma e mjeteve të cilat I kërkoni ju”, përfundoj ai.

3 comments

  1. U ba lamsh :) Priti thit ne kallamaq tesh :) E parat, ku jan?

  2. Shika ti Selim hiqe liftin prej kalas qe e ka vu vllaj jet e le qendren per kultur..

    • Meru me lift deri sa njerzt rrijn me dit pa haner , kuptoni jo te forces se ju ka kalu rroku, smuneni gjithmon me nji lloj fore me rrejt populin, nroni taktitikat pak se kshto jeni ba si ZOMBI

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top