Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

PSD: EDHE HOXHIQ JEP DORËHEQJE

Selim Resulbegovic, Qazim Qaki HoxhiqAnëtari i Kryesisë së Forumit rinor të Partisë socialdemokrate të Malit të Zi Qazim-Qaki Hoxhiq ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në këtë parti.

Hoxhiq në kongresin e mbajtur pak kohë më parë është zgjedhur edhe në Këshillin qëndror të socialdemokratëve.

Ai është funksionari i dytë i PSD-së në Ulqin, së bashku me kryetarin e mëparshëm Selim Resulbegoviq, i cili zyrtarisht e lëshoi këtë parti.

Në mbledhjen e Këshillit komunal i cili u mbajt të shtunën për u.d të kryetarit është emëruar shefi i Klubit të këshilltarëve të PSD-së në Kuvendin komunal të Ulqinit Skender Elezagiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top