Friday , December 4 2020
Lajmi i fundit

PSD Ulqin: PRAPË INICIATIVA QË SHTAJNAKER TË SHPALLET QYTETARE NDERI

Gudrun StajnakerKëshilli i Ulqinit i Partisë Socialdemokratike do të dorëzojë deri në fund të kësaj jave në Kuvendin e Komunës propozimin e vendimit për kushtet, mënyrën dhe procesin e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve publike, duke e hapur për të dytën herë hapësirën që ish ambasadorja gjermane Gudrun Elizabet Shtajnaker të bëhet qytetare nderi e Ulqinit.

Propozimi mund të jetë para këshilltarëve në mbledhjen e parë të ardhshme të Parlamentit vendor.

Para dy vitesh, iniciativa e PSD-së nuk kaloi në Parlament sepse asokohe Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime vlerësoi se për këtë akt nevojitet ndryshimi i statutit të KK-së.

“Statutin e miratuam vitin e kaluar dhe me këtë propozim dëshirojmë që të krijojmë parakushtet juridike që ekselenca e saj të bëhet qytetare nderi e qytetit tonë. Asgjë nuk do të ja lëmë rastit dhe kësaj herë mangësitë teknike të propozimit nuk mund të jenë alibi, tha Resulbegoviq.

Ai rikujtoi se Shtajnaker e ngriti problemin e Kripores në nivel evropian dhe se është më meritorja që kjo hapësirë sot është e mbrojtur dhe është shpallë park i natyrës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top