Saturday , April 4 2020
Lajmi i fundit

PSD Ulqin: RESULBEGOVIQ DHURON KOMPENSIMIN MUJOR PËR TNK-në

Naser ResulbegoviqKryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate dhe këshilltari i kësaj parti në parlamentin lokal Naser Resulbegoviq dhuroi kompensimin e vet mujor Trupit Nacional Koordinues (TNK) për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi.

“Kjo është kohë kur solidariteti njerëzor dhe përgjegjësia duhet të mbizotërojë në betejën kundër koronavirusit”, tha Resulbegoviq.

Ai përshëndeti masat të cilat po i ndërmerr TNK dhe Skuadra e Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe të gjithë ato të cilët në reshta të parë po luftojnë me këtë virus të rrezikshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top