Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

PSD Ulqin: SHTAJNAKER TANI MUND TË BËHET QYTETARE NDERI

SDP UlcinjPasi që në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u miratua Vendimi mbi kushtet, mënyrën dhe procesin e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve publike, nga Këshilli Komunal i Partisë Socialdemokratike deklaruan se në këtë mënyrë u krijuan kushtet që ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi ,Gudrun Elizabet Shtajnaker, më në fund do të bëhet qytetare nderi e Ulqinit.

“Mjafton të thuhet se ajo e ngriti problemin e Kripores së Ulqinit në nivelin Evropian dhe është më meritorja që kjo hapësirë sot është e mbrojtur dhe u shpallë park i natyrës”, pohojnë nga PSD-ja e Ulqinit.

Është paralajmëruar se këshilltari i kësaj parti Naser Resulbegoviq këtë propozim do ta dërgojë këto ditë në procedurën e Kuvendit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top