Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

PSD: ULQINIT I NEVOJITEN SPITALET DHE FAKULTETET E SPECIALIZUARA

SDPDrejtuesit e Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate në Ulqin Selim Resulbegoviq dhe Skender Elezagiq kanë dërguar vërejtjet përpunuesve të Planit hapësinor-urbanistik në të cilët, përveç tjerash, theksojnë që në Ulqin duhet parashikuar funksionet e karakterit regjional.

“Ato i takojnë si qendër me rëndësi regjionale (së bashku me Tivarin) dhe sipas Planit hapësinor të shtetit të Malit të Zi”, pohojnë Resulbegoviq dhe Elezagiq dhe thonë që është e nevojshme të planifikohet themelimi i institucioneve të arsimit të lartë, sidomos të atyre që merren me formimin e kuadrove për turizëm.

Sipas fjalëve të tyre, normal që është irracionale të planifikohet Spitali i përgjithshëm në Ulqin, duke marr parasysh afërsinë e spitalit të Tivarit. “Por, kjo nuk mund të jetë pengesë për planifikimin e spitaleve të specializuara, siç janë spitalet për shërimin e sëmundjeve reumatike dhe të eshtrave (Plazhi i madh – rëra), për sterilitetin dhe sëmundjet e grave (Pylli i pishave), si dhe për sëmundje të mushkërive (poashtu Pylli i pishave) ”, theksojnë ato.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top