Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

PSD:FORCA SHKELI MARRËVESHJEN E KOALICIONIT

KK i PSD vlerson se ka nevojë sqarimi të disa momenteve lidhur me mbledhjen e fundit të Parlamentit lokal në të cilën munguan këshilltarët e PSD.

Mosprezenca e përfaqsuesve të PSD ngjalli interesim të posacëm dhe komente të shumta për c‘shkak ne e vlersuam të nevojshme t’i japim disa sqarime, me qëllim të evitimit të keqkuptimeve apo manipulimeve të mundshëm.

Pikësëpari duam të theksojmë faktin se këshilltarët e PSD, bëjnë pjesë ndër këshilltarët me prezencë më të rregullt në seansat e deritanishme të këtij Kuvendi. Ato jo vetem që kanë qenë prezent por edhe kanë marrë pjesë aktive në të gjitha mbledhjet, si në kohën kur kemi qen opozitë, ashtu edhe pas formimit e shumicës së re në Parlamentin e Ulqinit.

Sa i përket seancës së 5 korrikut, mungesa e njerit këshilltar, për shkaqe të arsyeshme familijare, ka qen e paralajmruar qysh para caktimit të ditës së mbledhjes.

Mungesa e këshilltarit të dytë ka qen e kushtezuar me disa shkaqe urgjente të cilat nuk kanë mundur te parashihen.

Sidoqofte, mungesa e ndonji këshilltari nuk është dicka e posacme apo e jozakontë cka duhet me ngjall cudi apo interesim të posacem.

Ajo cka ma tepër cudit isht fakti se askush,qoft ë nga udhëheqsia e Kuvendit, qoftë nga kreu i eksekutivit, as nuk ka provua të kontaktoj dikend nga PSD dhe të informohej për shkaqet e mungesës dhe mundesinë e shtyrjes së mbledhjes për disa orë.

Rregullat dhe standardet e ushtrimit të pushtetit nga ana e koalicioneve nënkuptojnë komunikimin dhe bashkpunimin e rregullt të partnerëve, jo vetëm gjat procesit të aprovimit të vendimeve por edhe gjat pregatitjes dhe formulmit të tyre.Kjo nënkupton obligimin dhe përgjegjsinë e posacme të propozuesit,gjegjsisht,Kryetarit të Komunës të sigurojë mbështetjen e plotë të shumicës për përkrahjen e propozimeve të tij.

Edhe marrveshja e ushtrimit të pushtetit koalicion të cilën e kemi nënshkru ne, parashef bashkëpunim, respektim dhe dakordim të plotë të partnerëve të koalicionit, sidomos me rastin e shqyrtimit të buxhetit, llogarisë përfundimtare, huamarrjes etj. Kjo pjesë e marrveshjes është shkel në menyrë permanente nga ana e partnerit më të madh të kaolicionit-Forcës së Re Demokratike.

Situata e krijuar me mungesën e kvorumit të shumicës, rastësisht, bëri që të bëhet publike ajo që kaherë përshpëritet në prapaskenën politike të Ulqinit.

Mosrespektimi dhe ignorimi i plotë dhe permanent i partnerëve nga ana e kreut të eksekutivit ka për motiv shkaktimin e krizës së koalicionit dhe krijimin e kushteve për realizimin e marrveshjeve sekrete dhe angazhimin e partnerëve rezervë për mbajtjen e pushtetit.

Se dicka serioze po pregatitet ka mund me u paramendu edhe nga disa fakte të cuditshme që i kanë parapri kësaj mbledhje.Vetëm Këshilltarëve të PSD materialet per seansë u janë shpërnda vetëm disa ditë para mledhjes dhe në Rend të ditës nuk u vendos,së bashku me informatat tjera Informata mbi punën e Organizatës Turistike (me të cilën udhheq kuadroja i PSD) edhepse ajo është dorzu shërbimit të Kuvendit para disa muajsh.

Ky fakt normalisht, nuk do të ketë kurrfar ndikimit në orientimin dhe vendosmerin tonë, që në mënyrë të argumentuar të japim vlersimin e punës së deritanishme dhe rezultateve të arritura të pushtetit aktual lokal,pjesë e të cilit jemi edhe vet, e cka do ta bëjmë nëpërmjet të diskutimeve të këshilltarëve tonë, lidhur me raportin e punës së kryetarit dhe pushtetit lokal, shqyrtimi i të cilit filloi në Kuvend.

Sa i përket qendrimeve tona lidhur me pikat e aprovuara më 5 korrik, ato janë shprehë në mënyrë të qart, nga ana e këshilltarëve tonë në mbledhjet e trupave punues të Kuvendit para fillimit të seancës.

Ne kemi përkrahë aprovimin e llogarisë perfundimtare duke e obligu sekretarijatin gjegjës që t’i evitoj vërejtjet e dhëna nga revizori,sidomos atë që ka të bejë me mosevidentimin e pasurise se patundshme te Komunës,dhe Vendimin për huamarrje duke insistuar që këshilltarëve t’iu shperndahet Marrveshja e nënshkrumun me Ministrine e finansave me qëllim të njoftimit të Kuvendit dhe opinionit me obligimet serioze dhe të rënda, të marruna me këtë marrveshje.

Përkrahja jone e këtyre Vendimeve, përkunder faktit se janë propozu me shkelje flagrante të Marrveshjes së kolaicionit është e bazumun, pikësëpari në rëndësin e këtyre akteve për përmirsimin e situatës së vështirë materiale të numrit të madh të puntorëve të organeve të pushtetit lokal dhe ndërmarrjeve dhe institucioneve ku Komuna është themeluese.

KK PSD ULQIN

KRYETARI

Selim Resulbegoviq

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top