PSP: JOSERIOZITETI I PUSHTETIT NUK KA KUFI

“Pushteti lokal prej shumë kohësh nuk dëshiron të pranoi që koncepti i tyre ka dështuar. Sipas deklaratave më të reja të funksionarëve më të përgjegjshëm të pushtetit, koncepti i tyre është bazuar në kënaqjen e nevojave personale, e arsyen pse i ka zgjedh populli e kanë vendosur në plan të dytë”, ka deklaruar të martën Këshilli komunal i Partisë socialiste popullore.

Siç theksohet, nëse disa vendime të kryetarit të komunës nuk konfirmohen deri më 31 korrik, ato me bazë të ligjit do të ç’fuqizohen dhe në këtë mënyrë kolapsi aktual do të thellohet edhe më tepër.

“PSP Ulqin gjithë këto vite ka paralajmëruar dhe ka thirrur pushtetin lokal të filloi të punoi në interes të qytetit të Ulqinit dhe qytetarëve të tij. Mirëpo, është shumë e qartë që garnitura aktuale në pushtet nuk mundet dhe nuk donë, sepse joserioziteti i tyre nuk ka kufij”, përfundohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…