Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

PSP Ulqin: KEQPËRDORIMI I RESURSEVE SHTETËRORE PËR INTERESA PARTIAKE

Cetkovic AndrijaKëshilli komunal i PSP Ulqin tregon në faktin që këto ditë u.d. sekretarët komunal dhe këshilltarët, punojnë me përkushtim në terren, duke provuar të kompensojnë atë që dy vitet e kaluara nuk kanë bërë në Ulqin.

Për dallim nga pushteti lokal në largim, i cili punon në mënyrë selektive, çka ishte dhe karakteristika bazë e saja në 26 muajt e kaluara, aktivistët e PDS-ës këto ditë dërgojnë ftesa për mbajtjen e takimeve të këshillave të veta lokale, në hapësirat e ndërmarrjeve publike shtetërore.

Për shkak të përtacisë dhe keqpërdorimeve të pushtetit lokal, PSP para shkurtimit të mandatit të KK Ulqin, ka ndërmarr iniciativën për shkarkimin e Kryetarit të komunës, i cili me nënshkrimin e vet ka përkrahur numrin e mjaftueshëm të këshilltarëve. Ju përkujtoj që iniciativën nuk e kanë nënshkruar këshilltarët e shumtë “opozitarë”, para së gjithash ato të cilët ishin të detyruar ta bënin.

Këshilli komunal i PSP Ulqin beson që qytetarët e këtij qyteti hetojnë çfarë lojërash në prapaskenë luhen në Komunën tonë, dhe që mjegull bërësve, me 26 janar 2014, qartë do ti tregojnë çka mendojnë për to.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top