Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Punëtorët e “Otrantit”: ËSHTË TURP ÇFARË NA BËJNË

12_hotel_otrant_beach_ULCINJ_1Punëtorët e Otrantit të Ulqinit kanë thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për kontrollin e privatizimit se janë në pozitë më të keqe se ato të kompanisë “Metalac” nga Nikshiqi.

Përveç pagave të papaguara, si problem më të madh theksojnë atë që pronari, i cili u largua nga Mali i Zi, diku i ka kyçur librezat e punës, kështu që nuk munden të shkojnë  në pension, e as të kërkojnë punë të re. Shteti, përkundër lutjeve të vazhdueshme, siç thonë ato, tash dy vite nuk është kujdesur për to. Problemi i tyre nuk u zgjodh as në mbledhjen e sotme të komisionit, sepse ftesës për pjesëmarrje nuk iu përgjigjen përfaqësuesit e ministrisë së turizmit dhe punës.

Komisioni  sot do të dërgoi propozimin ministrive kompetente që sa më parë të zgjidhin problemin e librezave të kyçura të punës për 260 punëtorë të cilët me vite janë pa punë ndërsa ato që i kanë fituar, nuk iu janë paguar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top