Punëtorët pohojnë se Kriporja është plaçkitur: PËR KËTË GJENDJE FAJTORË – NIPAT!?

kriporja-kripa-solana-soPërfaqësuesi i punëtorëve të Kripores Sasha Mitroviq ka thënë se ish të punësuarit janë të vetmit që mund të vërtetojnë  se fabrika më e vjetër në Ulqin mund të jetë rentabile. „Ne të cilët me gjenerata kemi punuar aty e dijmë se kjo duhet të bëhet vetëm me ndershmëri dhe sinqeritet“, theksoi ai.

Mitroviq në konferencën ndërkombëtare për Kripore të mbajtur në Podgoricë në mënyrë ironike tha se për gjendje në këtë hapësirë janë fajtorë – nipat!? „Sepse, të gjithë drejtorët tanë donin të siguronin edhe nipat“, shtoi ai.

Sipas fjalëve të tija, goditjen më të rëndë Kriporja e ka përjetuar në vitin 2010. „Atëherë u vodhën 20 mijë tonë kripë dhe një milion euro nga arka“, tha Mitroviq, i cili në Kripore ishte komercialistë.

Ai shtoj se punëtorëve ndërmarrja i ka borxh 1,5 milion euro, gjegjësisht që pagat nuk janë paguar tre vite, ndërsa kontributet dy herë më gjatë.

„Të gjitha këto janë bërë qëllimisht dhe prandaj jemi këtu“, përfundoi Mitroviq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…