Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

Q.Hoxhiq: PËR SHKAK TË QYTETARËVE DHE SEZONIT SA MË PARË TË FORMOHET PUSHTETI

Qazim Qaki HoxhiqKryetari i Këshillit komunal të Socialdemokratëve në Ulqin Qazim Hoxhiq deklaroi se kjo parti është e gatshme për negociata për formimin e pushtetit të ri në Ulqin.

Ai i tha partnerëve potencial të koalicionit që nuk duhet të pritet shumë.

“Negociatat formale nuk kan filluar, por nuk kam informata që kanë filluar edhe ato joformale. Mendoj që duhet të fillojnë sa më parë për shkak të qytetarëve të Ulqinit dhe përgatitjeve për sezonin veror turistik”, tha Hoxhiq për PinkM.

Socialdemokratët me tre mandatet e fituara nuk janë në pozitë që të iniciojnë negociatat, por theksojnë se janë të gatshëm që pa vonesë shtesë ti përgjigjen thirrjeve të partnerëve potencial dhe shtoi se kanë prioritete.

“Ne jemi të hapur për të gjithë, por është e natyrshme që të fillojmë me partnerët e koalicionit në nivel shtetëror kështu që mendoj se kjo duhet të iniciohet edhe në qytetin tonë Ulqinin”, theksoi Hoxhiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top