Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Qani Osmani: Dita e alfabetit dhe koha e analfabetëve

Qani OsmaniNjë ndër datat me rëndësi kombëtare për ne shqiptarët është edhe Dita e Alfabetit, e cila shënohet si një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Gëzon fakti që populli shqiptar gjatë historisë ka qenë i lidhur me gjuhën, historin dhe tokat e veta me rrënjë, po sikur lisi shekullor, kështu që rrugën e zhvillimit, përparimit dhe shkollimit, së bashku me ndjenjën e atdhedashurisë në gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizëm për të arritur deri te ditët e sotme.
Çdo respekt për sakrificat dhe përpjekjet shekullore të paraardhësve tanë në formalizimin e gjuhës. Të cilët na mundësuan të kemi një formë të prerë, për një komunikim të qartë e të rrjedhshëm të shqipes së shkruar letrare, dhe për përcaktimin e tyre për shkronjat latine dhe qytetërimin perendimor, edhe atë në kohëra të turbullta, të gërshetuara me kultura të ndryshme.
Vizioni i rilindasve dhe atdhedashësve ka qenë për atë kohë shumë largpamës dhe është dëshmuar si shumë përparimtar, përkundrejt intrigave dhe peripetive të shumta nëpër të cilat është dashur të kalojnë, përplot vuajtje dhe flijime, për të arritur deri në këtë gjuhë të çiltërt dhe të bukur që e kemi sot, dhe krenarë me të parët tanë që kanë ditur të na rreshtojnë në rrugën dhe drejtimin e duhër dhe të vërtetë.
Nëqoftë se e kthejmë kohën pas në retrospektivën e ngjarjeve të atëhershme, gjithnjë duhet pyetur vehten, si kanë mundur vallë në atë kohë kur ka pasur vetëm një grumbull njerëz të shkolluar, të bënin aq shumë për popullin shqiptar asakohe të robëruar dhe të lënë në harresën e errësirës së mosdijes dhe paragjykimeve? Si kanë mundur vallë t’ia dilnin në krye dhe t’i bindnin bashkëkombasit e tyre të përçarë në disa besime fetare dhe krahina apo vilajete, ta përvetsonin alfabetin latin, dhe shkronjat e arta shqipe, si pararoje të formësimit të shtetit të pavarur shqiptar të shekullit të kaluar?
Krahasuar me ditët e sotme, s’mund të mos e pyes veten, ç’u bë me atë popull të përvuajtur dhe skamnor, por të sinqertë dhe vizionar? Ku u zhduk ai elan i atëhershëm dhe ai zjarr i pashuar për dije dhe atdhe, kur në kohën e sotme, pasardhësit e këtij populli po i nënshtrohen mosdijes dhe indiferencës, madje edhe në kushte shumë më të mira ekonomike dhe demokratike se sa paraardhësit e tyre? Ku është tani respekti për intelektualin e vërtet dhe dietarin, apo u turbullua aq shpejt nga të diplomuarit e sotëm që i kemi me shumicë dhe bile na tepërojnë? A është aq vështirë vallë për popullin shqipar në tërë trojet etnike ta vlerësoj se kush është më meritori dhe më i shkolluari, të cilin duhet ndjekur hap pas hapi në rrugëtimin e vështirë të forcimit ekonomik të shtetit shqiptar dhe të pozitës politike dhe ekonomike të gjithë shqiptarëve anembanë trojeve autoktone?
Edhe sa kohë na duhet vallë të humbim duke u marrë me vetëveten?Është koha kur të gjithë së bashku duhet t’i përveshim mëngët për të ecur përpara duke ndjekur prijës të vërtetë, të ditur dhe të merituar, dhe duke i spastruar rradhët nga analfabetët e diplomuar me diploma të blera, të cilët ikin nga sfidat në pengesën e parë që u del përpara, dhe të cilët të paaftë për të ndërtuar karrierë në terenin profesional, turren të marrin pozita partiake apo të japin kontributin e tyre “modest në mbushjen dhe ruajtjen e kutive votuese”, me të vetmin qëllim të sigurojnë një “qoshe” të qetë dhe të sigurtë me vobegësinë e tyre intelektuale në zinxhirin e parazitëve që ua gërryejnë për çdo ditë shpirtin bashkëkombësve të tyre, jo krejt të pafajshëm për varfërinë e opcioneve dhe të përzgjedhjes së politikanëve që duhet t’u prijnë përpara proceseve.
Sot intelektuali i mirë është ai që dinë të heshti dhe ta ulë kokën, edhe atëherë kur ia ulin krenarin, me rrogën e vogël me të cilën e paguajnë për shërbimet e tij profesionale. Ai është i detyruar t’i jep përparësi mirëqenjes familjare kundrejt mirëqenjes shoqërore dhe të popullit të tij, sepse rrezikon që edhe atë t’ia marrin dhe ta përplasin rrugëve të fatit të jetës, vetëm sepse s’ka ditur ta mbajë gojën (mbyllur)!
Jetojmë në një kohë kur avancohen servilët dhe puthadorët, vetëm sepse dijnë të thurrin lavdi për pushtetarët dhe udhëheqësit e institucioneve, të emëruar dhe të frymëzuar ta mbajnë zap intelektualin, që mos ua kujtojë të tjerëve, se vetëm ai ka të drejtën natyrore dhe të Zotit, që të jep vlersimi me meritor, që nesër do të shërbejë si udhërëfyes për popullin se kah duhet të orientohet dhe kujt t’ia jep besimin dhe të drejtën që t’u prijë proceseve, në emër të tyre dhe për interesat e të gjithëve!
Panvarësisht rrethanave shoqërore, për të respektuar dinjitetin e të gjithve, intelektuali i vërtetë armën evetme duhet ta ketë të vërtetën e pamposhtur, drejtësin, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjithë këtë potencial ai duhet të futet në betejat e luftimit kundër të gjitha kundërvlerave njerëzore. Është e nevojshme që të shmangemi nga ndikimi për krijimin e kastës servile e njerëzve të nënshtruar. Nevojitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend dilitantët e zhurmshëm dhe pseudointelektualët me mendje të frustuara politike.
Kërkohet demaskim deri në palcë ndaj karrieristëve dhe lidhjeve të tyre zinxhirore, intriguesve dhe lajkatarëve që nxisin polemika të mërzitshme në shoqëri. Pastaj të luftohen shfaqjet mediokre e egocentriste të individëve, të cilët sillen të papërgjegjshëm para detyrave të caktuara, të mashtruesve, që për mungesë intelekti e afiniteti për udhëheqje, mburren me meritat që nuk u takojnë, apo përvetësojnë meritat e të tjerëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top