Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Qani  Osmani: INTELEKTUALI I VËRTET

 

Qani Osmani     Që në fillim nuk duhet haruar se fjala intelektual ka prejardhjen nga gjuha latine “Intellectus” dhe kjo nënkupton çdo person nga të dy gjinitë njerëzore, që njohurit dhe dijen e tyre e vejnë në shërbim të shoqërisë njerëzore. Konceptet e intelektualëve duhet të priren nga sendërtimi ku shoqëria të jetoj në paqe, në dashuri, drejtësi, mirësi e respekt. Duke qenë të nderuar nga vendi, kombi ose rrethi ku jetojnë, përgjegjësia më e madhe  ndaj proceseve të një shoqërie pa mëdyshje janë ato të intelektualëve, njerëzve të ditur. Intelektualët e vërtetë paraqesin forcën kryesore të prezentimit të fuqisë krijuese dhe të zhvillimit të së mirës shoqërore në përgjithësi.

Shum herë në fjalorin dhe shkrimet tona është përmendur e shkruar edhe për rolin e intelektualit, përgjegjësin, mospajtimet, heshtjen dhe vendin që i takon atij në shoqëri. Është folur dhe diskutuar për njeriun që, në kuptim të mirfilltë të fjalës intelektual, është i detyrueshëm që me punën dhe veprën e tijë të bëhet udhërrëfyes i avangardës i të gjitha proceseve përparimtare të shoqërisë dhe kombit që i takon.

Përgjegjësia dhe fjala e intelektualit, është padyshim e “vërteta”. Për bartësit e emrit intelektual dhe përgjegjësitë që i takojnë atijë në shoqëri nuk mund të bëhet ndonjë definomë ose saktësim sikur ndonjë prerje me thikë. Parësore është të kuptohen njeriu i vërtet dhe paraqitja e tij si i tillë. Pa u mos stergjatur panevojshëm në rolin që i takon intelektualit, do t’i referohemi thënjes së V. Havelit i cili thotë “Se njeriu i tillë, padyshim, duhet të rebelohet për çdo gjë që nuk ecën mbarë në shoqëri”.

Vendet dhe shoqërit e dala nga luftërat dhe ato të cilat gjindën në perudha kalimtare përballen me shumë probleme dhe me epoka të gjata dhe kaotike. Këto periudha kohore karakterizohen me konfuzione,frikë dhe zhbërje kulturore, politike dhe shumë destruktivitete tjera. Në këtë kuadër, roli i intelektualit është për të arritur që me zërin e tyre të reduktojnë këtë konfuzion dhe të paraqesin vizionet e reja. Në hapsirën tonë, duket se zëri i intelektualëve lenë shumë për të dëshiruar. Krijohet përshtypja se intelektualët tanë ndodhen mes hapsirës së vërtet të shprehjes dhe shkretësirës së heshtjes.

Intelektuali i vërtet duhet që me zërin dhe punën e tij të ndikoj në rreth dhe shoqëri në kuptimin më të thellë. Ai duhet të mundohet për ta ndryshuar keqësimin dhe idetë e tija ti plasoj tek publiku. Nga ana tjetër duhet të jenë mediet ato që duhet legjitimuar intelektualin. Nëse mediet nuk i japin hapësirë, fryma dhe zëri kritik i intelektualit nuk mund të gjejë rrugën e duhur deri tek audienca.

Njerëzit intelektual duhet që gjithmon të jenë në kërkim dhe argumentim të së vërtetës për interesin e përgjithshëm. Ata duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në ngjarjet dhe në korrigjimin e politikës dhe dukurive tjera negative të shoqërisë. Ata duhet të konsultojnë faktet dhe faktorët. Duhet të jenë vigjilent për mënyrat tjera alternative. Vëtëm për intelektualët e tillë shoqëria jonë do të ketë nevojë permanente.

Megjithatë, intelektualët nuk mund ti ndryshojnë gjërat si me shkop magjik. Ata duhet të jenë promotorët e mendimit optimist dhe njerëz të mendimeve bujare. Fryma dhe zëri kritik i shoqërisë, i alternativave konstruktive, dhe i idealeve të pathyeshme …Prandaj, talenti i tyre nuk duhet të jetë një luks, por një obligim edhe më i madh për të kërkuar të vërtetën dhe kujdesin për të mirën e shoqërisë.

Me gjithë respektin për aftësitë intelektuale, pa një angazhim konkret, pa një aktivitet të veçant mbi platformën e së vërtetës, intelektuali pushon të jetë intelektual edhe pse ai mundet të jetë një ekspert, specialist, apo shkencëtar i mirë. Vetëm mendimi publik me kompetenca intelektuale e morale e bën një intelektual të plotë dhe të kompletuar.

Intelektualët e vërtet janë njerëz të cilët jo vetëm që thonë ose shkruajnë diçka publikisht, por janë edhe të gatshëm për tu përballur me sakrificat që u eksponohen. Ata nuk llogarisin koston e flijimeve në emër të së vërtetës. Njerëzit e tillë ia kushtojnë jetën vlerave kombëtare e universale dhe këto vlera i ngritin në aspektin profesional, human dhe në mënyr të denjë. Intelektual i mirë duhet të bëhet si një lloj fanari për shoqërinë. Mënyra dhe puna e tyre është tregimi për rrugën drejt zhvillimit, mirëqenjes dhe harmonisë shoqërore.

Pavarësisht rrethanave shoqërore e historike, për të respektuar dinjitetin e të gjithëve. Intelektuali i vërtet armën e vetme e ka të vërtetën e pamposhtur, drejtësinë, dialogun e themeltë, paqen e qëndrueshme dhe me gjith këtë potencial ai futet në betejat e luftimit kundër të gjitha kundër-vlerave njerëzore. Për t’i bërë sa më të qëndrueshme qëllimet tona sublime, kërkohet që në rend të parë të krijohet një struktur e qëndrueshme shoqërore. Kërkohet që të shmangemi nga ndikimi për krijimin e kastës servile e njerëzve të nënshtruar. Nevoitet një rreshtim i denjë ku nuk do të kishin vend dilitantët e zhurmshëm, pseudo-intelektualët me mendje të frustuara politike.

Kërkohet demaskim deri në palcë ndaj karrieristëve dhe lidhjeve të tyre zinxhirore, intriguesve dhe lajkatarëve që nxisin polemika të mërzitshme në shoqëri. Pastaj të luftohen shfaqjet mediokre e egocentriste të individëve, të cilët sillen të papërgjegjshëm para detyrave të caktuara, të mashtruesve, që për munges intelekti e afiniteti për udhëheqje, mburren me meritat që nuk u takojnë, apo përvetësojnë meritat e të tjerëve.

Lirimi nga këto pseudo prezentime të gabuara shpijnë jo vetëm në lumturin e jetës tonë, por, edhe drejtë vlerave të përhershme njerëzore. Intelektualët e vërtetë duhet të jenë shembulli paraprijës drejt rreshtimit në të vërtetën. Vetëm intelektualët me frymë të pastër dhe dije të thellë janë thesar i çdo populli.

Duhet thënë se dimensionet e përgjegjësive që i bartë fjala publike e intelektualit duhet kuptuar si të shenjta dhe të shtrenjta. Të pavërtetat dhe fjala e pa vend të pseudo-intelektualëve janë një ultra helmim me fuqi të madhe çorientuese. Askush më mirë se ne, shqiptarët, nuk e pagoi tagrin nga gjëmat, sharlatanizmin, fudullëkun e fjalët e pavërteta që dolën nga një taraf i pseudo-intelektualëve e që, fatkeqësisht, nga ato fjalë e të pavërteta, që ata bashkë me gënjeshtrat i kishin dhe ende i thithin bashkë me ajrin.

Si rredhojë e kësaj stërkeqe, edhe sot e kemi llojin e intelektualit mediokër, intelektualin të mbyllur në vetvete, njeriun oportun, të cilit i mungon guximi për të thënë të vërtetën. Kemi intelektualin që fare lehtë nënshtrohet, pozicionohet e shndërrohet në servil të kujt do qoftë. Kemi njeriun e brufulluar dhe të vetëquajtur intelektual, që me veprimet e pa pëlqyeshme  gdhihet duke sulmuar qiellin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top