Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Qani Osmani: PËR KËSHILLTARËT HIPOKRIT

 

Qani OsmaniPër ato përfaqësues të partive politike shqiptare të Kuvendit Komunal të Ulqinit, që votuan për një vendim të turpshëm për shitjen e pronës publike të quajtur “Pylli i pishave”, dëshiroj t’iu them se:

Të kesh programin partiak tënd, të ndryshosh nga të tjerët, është sa logjike aq edhe e drejtë dhe demokratike.

Të mos pajtohesh me programet e të tjerëve është po aq e logjikshme, po aq e drejtë dhe dyfish më demokratike.

Por, të mos pajtohesh me programin tënd partiak, me politikat e tua që je angazhuar, të shkelësh parimet e tua është dyfytyrësi.

E keqja edhe më e madhe bëhet kur dyfytyrësinë tënde tenton t’ua shesësh të tjerëve, kur popullit që përfaqëson tenton t’ia nënçmosh inteligjencën!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top